Blinken nga Tirana ka një mesazh për Serbinë, Rama vjen me një paralajmërim për Kosovën

Shqipëria

Blinken nga Tirana ka një mesazh për Serbinë, Rama vjen me një paralajmërim për Kosovën

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 10:01 Përditësuar në ora: 20:21 më 15.02.2024
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në Tiranë, 15 shkurt, 2024. Foto: AP

Dhjetëra makina Policie, Blinken mbyll vizitën në Tiranë, largohet drejt Rinasit

Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka mbyllur vizitën e tij më Tiranë dhe është larguar drejt Rinasit, teksa automjeti me të cilin ai udhëton shoqërohet nga një eskortë e përbërë prej dhjetëra makinash dhe furgonësh të Policisë.

Blinken pritet të Shkojë në Gjermani, Mynih, ku pritet të zhvillojë takime të rëndësishme lidhur me sigurinë.

Gjatë vizitës së tij, Blinken zhvilloi takime me presidentin Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama, krerët e institucioneve të drejtësisë, përfshi kreun e SPAK, Altin Dumanin, si dhe me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani.

Po ashtu Blinken dha dhe një sërë mesazhesh të rëndësishme gjatë vizitës së tij, ku foli për Reformën në Drejtësi, tensionet Kosovë-Serbi, luftën në Ukrainë, etj.

Rama me Blinken: Apelojmë autoritetet në Kosovë të mos bëjnë asnjë hap pa koordinim me aleatët

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në konferencën e përbashkët me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, ka folur një pjesë të konsiderueshme për Kosovën.

Ai ka bërë thirrje bashkë me Blinken për institucionet e Kosovës që të mos ndërmarrin hapa të pakoordinuar.

“Apeli im, apeli ynë, për autoritetet e Prishtinës është që të mos bëjnë asnjë hap të pakonsultuar dhe të pakoordinuar me aleatët strategjikë sepse në radhë të parë është në interesin e tyre dhe në interesin e aleancës tonë”, ka thënë Rama.

“Nga veprimet e pakoordinuara mbase mund të fitohen ca vota sot për sot, duke e kthyer politikën e jashtme në një instrument të politikës së brendshme. Por kështu nuk fitohet e ardhmja”.

Rama ka thënë se kërkesat e ndërkombëtarëve në dialog nuk janë shtrënguese dhe se asaj nuk I kërkohet që ta lëshojnë asnjë milimetër toke.

Rama para Blinkenit: Shqiptarët e Kosovës të mos harrojnë që pa ShBA-në s’do kishin shtet të pavarur

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një konferencë të përbashkët me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se është mirë që shqiptarët kudo që janë, e sidomos ata të Kosovës të mos harrojnë se pa SHBA-të nuk do të kishte shtet të pavarur të Kosovës.

Rama tha se SHBA-të kanë qenë, janë dhe do të mbeten mbështetëse të palëkundura të procesit të njohjes përfundimtare të Kosovës nga Serbia.

“SHBA-të kanë qenë, janë dhe do të mbeten mbështetëse të palëkundura të procesit të njohjes përfundimtare të Kosovës dhe të përmbushjes së subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës dhe është mirë që asnjëherë shqiptarët kudo që janë, duke filluar nga shqiptarët në Kosovë që të mos e harrojnë se pa ShBA-të nuk do të kishte një shtet të pavarur të Kosovës”, tha Rama.

Tutje, kreu i qeverisë shqiptare tha se Shqipëria e ka nxitur, e nxis dhe do të vazhdojë ta nxis dialogun e pazëvendësueshëm me asgjë tjetër mes Kosovës dhe Serbisë.

Blinken ka një kërkesë për Serbinë, përmend dialogun dhe marrëveshjen me Kosovën

Sekretari amerikan i Shtetit i cili aktualisht po qëndron në Tiranë, Antony Blinken, përmes një letre ka uruar popullin e Serbisë për ditën e shtetësisë.

Me këtë rast, Blinken kërkon nga Serbia që të zbatojë zotimet e saj, dhe t’i përmbahet dialogut të BE-së për çështjen e Kosovës.

”Shtetet e Bashkuara inkurajojnë Serbinë që të zbatojë zotimet e saj dhe të ecë përpara përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Kosovën”, thuhet mes tjerash në kërkesën e Blinkenit.

Tutje thotë se janë të përkushtuar të mbështesin qëllimin e Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

”Dhe presim me padurim të punojmë me qeverinë e re të Serbisë dhe partnerët tanë evropianë për të ndihmuar Serbinë në përmbushjen e kritereve të anëtarësimit në BE”.

“Je i pari, jo i gjashti”, Rama në konferencë me Blinken: Zgjodhët Tiranën, në kohë të trazuar

Pasi kreu të gjithë takimet, sipas agjendës së parashikuar, sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe kryeministri Edi Rama po zhvillojnë një konferencë për mediat.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama tha se fakti që Blinken zgjodhi Tiranën për ta vizituar në një kohë të trazuar, është një shenjë e fortë partneriteti mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Është ditë e shënuar me një rendësi e veçante në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare të Shqipërisë dita kur një sekretar amerikan viziton vendin tonë. Në llogarinë tonë ju jeni I gjashti, por këtë herë ne e kemi një vlerësim të veçante për këtë vizitë, pasi jemi shumë të vetëdijshëm për kohën shumë të trazuar jo vetëm në kufi të Evropës, por edhe në zonat e tjera strategjike për ekuilibrat e botës ku jetojmë.

Fakti që ju gjetët kohë dhe njëkohësisht dhe e patë të nevojshme të ndaleni në Tiranë është për ne një shenjë shumë e rëndësishme e miqësisë, por edhe e vlerësimit që ju I bëni kësaj miqësie, këtij partneriteti dhe patjetër edhe këtij rajoni. Natyrisht që nuk mund të mos e ndaj edhe me publikun keqardhjen tonë, që mes një darke me ne në Shqipëri, dhe një darken Mynih, ju zgjodhët ushqimin edhe jo aq të shijshme gjerman. Ne e bëmë tonën, ne darken e kishim gati.”, tha Rama.

Blinken e Hasani nëshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Gjatë qëndrimit në Shqipëri, krahas mesazheve të rëndësishme, Sekretari Amerikan i Shtetit ishte i pranishëm në firmosjen e dy marrëveshjeve të rëndësishme mes Shqipërisë dhe SHBA-së.

“Memorandumi i mirëkuptimit Shqipëri-Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër manipulimit të informacionit të shtetit të huaj, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.”

Memorandum imirëkuptimit, ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë (Këshilli i Ministrave) dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për programin e shkëmbimit akademik “Fulbright”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij,” janë dy marrëveshjet e nënshkruara.

Marrëveshjet u firmosën nga sekretari amerikan I shtetit, Blinken dhe ministri I jashtëm Igli Hasani.

Nga Dua Lipa, tek Mira Murati, Blinken tregon kush janë shqiptaret që kanë “pushtuar” Amerikën

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, nga Piramida e Tiranës, ku ndodhej në një takim me disa të rinj shqiptarë që kanë përfituar nga programet edukative të SHBA, përmendi emrat e dy shqiptareve që po “pushtojnë” Amerikën.

Ai përmendi këngëtaren Dua Lipa, teksa u shpreh se amerikanët kërcejnë gjithë natën me këngët e saj, si edhe Mira Muratin, shefen e teknologjisë së Open AI.

Sekretari i Shtetit amerikan shtoi se “kapërcimi i Shqipërisë në botën e re nuk ishte aq e thjeshtë, sekreti ishte tek të rinjtë që bënë ndryshimin”.

Blinken: Ekipi juaj u kualifikua në Europian për herë të dytë dhe herën e fundit në 2016 ishte hera e fundit ishte një sekretar shteti që vizitoi Shqipërinë. Nuk dua të them se ka ndonjë lidhje, por ndoshta do të vij në finalen e kupës europiane.

Po shikoni lidhjet e fuqishme midis vendeve tona në mënyra të tjera. Amerikanë të rinj po kërcejnë gjithë natën me Dua Lipën. Shefja e teknologjisë në Open Ai, një nga njerëzit që po lidh botën për inteligjencën artificiale, Mira Murati. Në New York është një restorant shqiptar, Kapërcimi i Shqipërisë në botën e re nuk ishte aq e thjeshtë. Sekreti ishte tek të rinjtë si ju që bënë ndryshimin.

Të rinjtë kanë rol thelbësor për të ndryshuar Shqipërinë. Disa prej jush keni mirëpritur familjet afgane, kjo tregon bujarinë e shqiptarëve. Isha në ambasadën tonë dhe u takova me disa familje afgane, që presin të shkojnë në SHBA, rrugëtimi i tyre nuk do ishte i mundur pa Shqipërinë.

Mënyra se si po i prisni është e fuqishme, Është emocionuese për mua që mes refugjatëve ishte një çift që ka 8 fëmijë dhe secili prej tyre ishin të parët në shkollë, por talebanët nuk i lejuan të shkonin në shkollë. Por me ardhjen në Shqipëri kanë mësuar anglisht dhe kanë ide të qarta për të ardhmen e tyre. Jam mirënjohës për partneritetin tonë për të ndihmuar refugjatët.

Vitet e fundit kam udhëtuar në mbarë botën dhe kudo në çdo vend ka një person që ka një ide për të zgjidhur diçka. Sa më shumë të shkëmbejmë idetë dhe përvojën tonë, aq më të mire do të jemi. SHBA dhe Shqipëria lidhën marrëdhëniet diplomatike rreth 100 vite më parë dhe në shekullin që vjen do ta bëjmë botën më mirë më stabël për të gjithë.

Fjala e plotë e Antony Blinken:

Mirëdita të gjithë dhe ju falënderoj për një mirëpritje të mrekullueshme në vendin e shqiponjave. E ndjej ngrohtësinë këtu dhe në do vend tjetër në Tiranë. Nuk mund të shpjegoj sa mirënjohës jam.

Që të jem sot me ju për të festuar arritje e këtyre programeve është i rëndësishme për të forcuar marrëdhëniet mes vendeve. Falënderoj Wisnerin dhe sidomos kryeministrin Rama, jam i lumtur që jam sot me ju në një qytet ku ju si ish-kryetar bashkie e keni energjizuar. Jam mirënjohëses dhe për partneritetin që kemi.

Këto 4 vitet e fundit që kemi punuar bashkë, çdo vështirësi që kemi pasur, kryeministri ka qenë pranë nesh.

Tani kanë thënë njerëz se ky vend këtu, kjo ndërtesë, tregon rrugën e Shqipërisë që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë, 35 vite më parë, ndërtesa iu kushtua një diktatori që i çoi shqiptarët në kampet e përqendrimit dhe përfaqësonte të kaluarën.

Në atë kohë e vetmja marrëdhënie me vendin tonë ishte Zëri i Amerikës. Po të shikoni rreth e rrotull, ky vend është i mbushur me dritë, ka kafe, salla, inkubatore teknike, është një simboli fuqishëm i të tashmes dhe të tanishmes, të marrëdh137nive të SHBA me Shqipërinë dhe kjo ndërtesë u rindërtua me fondin shqiptaro-amerikan.

E pashë dhe sot në rrugën e Tiranës, energjinë dhe entuziazmin për të ardhmen. Për të ardhmen e integrimit në Europë dhe botë. Vitin e kaluar një numër rekord turistesh vizituan Shqipërinë.

Ekipi juaj u kualifikua në Europian për herë të dytë dhe herën e fundit në 2016 ishte hera e fundit ishte një sekretar shteti që vizitoi Shqipërinë. Nuk dua të them se ka ndonjë lidhje, por ndoshta do të vij në finalen e kupës europiane.

Po shikoni lidhjet e fuqishme midis vendeve tona në mënyra të tjera. Amerikanë të rinj po kërcejnë gjithë natën me Dua Lipën. Shefja e teknologjisë në Open Ai, një nga njerëzit që po lidh botën për inteligjencën artificiale, Mira Murati. Në Neë York është një restorant shqiptar.

Kapërcimi i Shqipërisë në botën e re nuk ishte aq e thjeshtë sa të hapeshin dritat. Sekreti ishte tek të rinjtë si ju që bënë ndryshimin.

Këtu mes nesh kemi gazetarë që po ekspozojnë korrupsioni dhe gra ndërmarrëse që fillojnë bizneset e tyre, luftojnë kundër ekstremizmit dhe e bëjnë Shqipërinë akoma më të hapur.

Të rinjtë kanë rol thelbësor për të ndryshuar Shqipërinë. Disa prej jush keni mirëpritur familjet afgane, kjo tregon bujarinë e shqiptarëve. Isha në ambasadën tonë dhe u takova me disa familje afgane, që presin të shkojnë në SHBA, rrugëtimi i tyre nuk do ishte i mundur pa Shqipërinë.

Nuk është vetëm fakti që ju po i prisni me krahët hapur, por dhe mënyra sesi i mirëprisni, që është shumë e fuqishme., Ishte emocionuese për mua që mes refugjatëve afganë ishin dy prindër, burrë e grua, me 5 fëmijë dhe secili preh tyre ishin numër një në shkollë, por kur mbërritën talebanët vajzat nuk shkonin në shkollë. Por, sidoqoftë ata gjetën mënyrë për t’i dhënë mësim, dhe tashmë vajzat binjake kanë mësuar anglisht në mënyrë fluente dhe kanë ide të qarta për të ardhmen e tyre. Njëra do të jetë në fushën e modës, tjetra në biznes. Unë ju dhashë ide të punojnë në biznes të përbashkët për modën. Unë pashë shpresën e ringjallur të tyre në Shqipëri në rrugën e tyre për në Amerikë. Jam shumë mirënjohës për partneritetin tonë me Shqipërinë.

Asnjë vend nuk ka monopol për ide të mira. Ne mësojmë prej jush ashtu siç ju prej nesh. Marrëdhënia jonë është në thelb për krijimin e ideve. Për 30 vitet e fundit kam udhëtuar në shumë vende të botës dhe kudo është një person që ka një ide personale për të zgjidhur një problem. Dhe sa më shumë të këmbejmë idetë dhe përvojën, aq më të mirë do të jemi. Me Shqipërinë lidhëm marrëdhënie më shumë se 100 vjet më parë dhe sot jam i bindur se shekulli që vjen do ta bëjë botën më të sigurt dhe ju jeni ata që do ta bëni. Jam mirënjohës për rolin tuaj dhe shpresoj shumë për rolin dhe kontributin tuaj për këtë të ardhme. Ju falenderoj!

​Blinken në Tiranë: E ndjej ngrohtësinë e ’Vendit të Shqiponjave’

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, falënderoi kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për mikpritjen, ndërsa apo zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë.

“Ju falënderoj për një mikpritje të mrekullueshme nga ambienti i shqiponja, e ndjej ambientin e ngrohtë gjashtë dhe nga çdo dhomë në Tiranë, mirënjohës jam, Flora të falënderoj për rolin e udhëheqjes, një dëshmi e programeve tona. Një moment i rëndësishëm dhe vlerësim për punën tuaj, për të forcuar marrëdhëniet mes vendve tona, falënderoj Wistner. Ju si ish kryetar bashkie e keni energjisuar dhe i keni dhënë ngjyra të bukura, jam mirëjohës për partneritetin që kemi”, tha Blinken në konferencë për media.

Ndërkaq, Rama ka nisur fjalën e tij të mbajtur në Piramidën e Tiranës me fjalët “Diktatori do të rrotullohej në varr”.

Ai tha se Enver Hoxha donte që Shqipëria t’i urrente amerikanët, por ai e di se Amerika është mik i Shqipërisë. Ai ka falenderuar sekretarin e shtetit të SHBA-së Antony Blinken për këtë vizitë, duke thënë se ky takim hap horizontet e të rinjve shqiptarë

“Diktatori për të cilin kjo piramidë u ndërtua sot po rrotullohet në varr. Ai na rriti me urrejtje për ju. Por ne sot ju mirëpresim dhe urojmë një marrëdhënie të gjatë. Ky tempull sot, zgjeron horizontet e të rinjve sot. Shumë pronarë të kësaj piramide do donin të ishin sot këtu, por protokolli i SHBA nuk i lejon. Unë e di që ju nuk keni qëllime të këqija. Në emër të gjithë shqiptarëve unë ju uroj mirëseardhjen. Çelësa te shtëpisë sonë janë në duar të sigurta. Siç e kemi thënë gjithnjë, shtëpia, Shqipëria, i takon zotit dhe mikut. Ju falënderoj me gjithë zemër që jeni këtu sot. Ju falenderoj që sollët shpresë për të ardhmen tonë të përbashkët”, tha Rama.

Rama pret Blinkenin te Piramida: Sot diktatori që e ndërtoi po rrotullohet në varr

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka nisur fjalën e tij të mbajtur në Piramidën e Tiranës me fjalët “Diktatori do të rrotullohej në varr”.

Ai tha se Enver Hoxha donte që Shqipëria t’i urrente amerikanët, por ai e di se Amerika është mik i Shqipërisë.

Ai ka falënderuar sekretarin e shtetit të ShBA-së Antony Blinken për këtë vizitë, duke thënë se ky takim hap horizontet e të rinjve shqiptarë

“Diktatori për të cilin kjo piramidë u ndërtua sot po rrotullohet në varr. Ai na rriti me urrejtje për ju. Por ne sot ju mirëpresim dhe urojmë një marrëdhënie të gjatë. Ky tempull sot, zgjeron horizontet e të rinjve sot. Shumë pronarë të kësaj piramide do donin të ishin sot këtu, por protokolli i SHBA nuk i lejon. Unë e di që ju nuk keni qëllime të këqija. Në emër të gjithë shqiptarëve unë ju uroj mirëseardhjen. Çelësa te shtëpisë sonë janë në duar të sigurta. Siç e kemi thënë gjithnjë, shtëpia, Shqipëria, i takon zotit dhe mikut. Ju falënderoj me gjithë zemër që jeni këtu sot. Ju falenderoj që sollët shpresë për të ardhmen tonë të përbashkët”, tha Rama, shkruan EuroNews

Blinken fjalim te Piramida: Rinia do ta bëjë të ardhmen

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbajti fjalën në takimin më të rinjtë në Piramidën e Tiranës. Ai vlerësoi marrëdhëniet diplomatike mes SHBA dhe Shqipërisë.

“Kapërcimi i Shqipërisë në botën e re nuk ishte aq e thjeshtë sa të hapeshin dritat. Sekreti ishte tek njerëzit e rinj, që krijuan ndryshimin. Të rinjtë si ju, janë thelbësorë për të transformuar të ardhmen e Shqipërisë, Këtu kemi gazetarë , të cilët ekspozojnë korrupsionin.  Disa prej jush keni mirëpritur familje afgane që janë arratisur, dhe kjo tregon mikpritjen e shqiptarëve. Unë u takova me disa familja afgane që kanë ardhur këtu dhe presin të shkojnë në SHBA. Udhëtimi i tyre nuk do ishte i mundur pa ndihmën e Shqipërisë.

Ju po I prisni ata me krahë hapur dhe mënyra se si po I mirëprisni. Ishte shumë e emocionuese për mua, që në mes refugjatëve afganë , ku ishin  dy prindër që kanë pesë fëmijë, dhe secili nga këto fëmijë ishin të parët në shkollë, por kur talebanët erdhën, ata nuk mund të shkonin në shkollë, dhe në u gjetëm mundësi t’ju jepnin mësim përmes internetit. Jam shumë mirënjohës për partneritetin tonë për të ndihmuar refugjatë nga Afganistani.

Sa më shumë të shkëmbejmë përvojën, aq më të mirë do të jemi, SHBA dhe Shqipëria lidhen marrëdhëniet diplomatike për mbi 100 vjet përpara. Jam i bindur  se shekulli që vjen, do të shikojmë, që vendet tona, do ta bëjnë botën më të sigurt dhe më stabël dhe ju jeni ata që do ta bëni, Unë jam shumë mirënjohës dhe shpresoj shumë për kontributin tuaj për ndërtimin e kësaj të ardhme”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat