Mbërritja e Blinken në Tiranë, “blindohet” Rinasi, agjentë amerikanë ndodhen në Shqipëri

Shqipëria

Mbërritja e Blinken në Tiranë, “blindohet” Rinasi, agjentë amerikanë ndodhen në Shqipëri

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 10:22
Pamje nga vendi i ngjarjes

Forca të shumta policore në aeroportin e Rinasit.

Krahas tyre edhe agjente amerikan nga Secret Security ardhur në Shqipëri disa ditë më parë për të organizuar me detaje masat e sigurisë të sekretarit Antony Blinken.

Të gjitha agjencitë e sigurisë shqiptare në gatishmëri të plotë prej 48 orësh.

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken vjen të enjten në Tiranë për një vizitë disa orëshe ku pritet të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Bajram Begaj. Sipas ekspertëve të politikës, vizita është e rëndësishme për aleancën strategjike të Shqipërisë me SHBA-të, por jo për politikën e brendshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat