Arrestimi i Ibrahim Licit në Turqi, reagon ministri Balla

Shqipëria

Arrestimi i Ibrahim Licit në Turqi, reagon ministri Balla

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 10:23
Ibrahim Lici

Pas arrestimit të shumë kërkuarit Ibrahim Lici në shtetin turk, ka reaguar menjëherë edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social ‘Facebook’, Balla thekson se falë bashkëpunimit të shkëlqyer me Interpol po punojmë çdo ditë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, duke gjurmuar, lokalizuar dhe kapur persona në kërkim ndërkombëtar.

Postimi i plotë i Ballës:

Përgëzime Policisë së Shtetit, Interpol Tirana, Interpol Ankara për arrestimin në Stamboll, Turqi të një personi shumë të kërkuar nga drejtësia shqiptare. Falë bashkëpunimit të shkëlqyer me Interpol po punojmë çdo ditë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, duke gjurmuar, lokalizuar dhe kapur persona në kërkim ndërkombëtar, kudo që ata ndodhen. Ky bashkëpunim po zgjerohet edhe me agjenicitë e vendeve me të cilat s’kemi ende një marrëveshje ekstradimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat