“E gjithë Tirana i shkoi në funeral” – Si u vra gangsteri i viteve ’90 të Tiranës me breshëri plumbash?

Shqipëria

“E gjithë Tirana i shkoi në funeral” – Si u vra gangsteri i viteve ’90 të Tiranës me breshëri plumbash?

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 13:01
Gaz Muça

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari ka rrëfyer se si u vra në vitin 1992 Gaz Muça, i njohur në vitet ’90 si i forti i Tiranës.

Kreu i grupit rival, Naim Zyberi, kishte menduar të sulmonte Muçën pas sulmit me thikë sesa të hakmerrej.

Në 7 prill të vitit 1992, Muça u ekzekutua me breshëri plumbash në një lokal pranë shtëpisë së tij.

Ish-prokurori është shprehur se trupi i tij ishte bërë shoshë nga plumbat.

Ai rrëfen se Gaz Muça e kishte kuptuar se shënjestra ishte ai, sapo kishte parë veturën që kaloi me furi pranë lokalit ku po qëndronte, por nuk kishte pasur kohë të veprojë për të shpëtuar. Djemtë e restorant “Durrësit” zbrazin deri në fund automatikët e tyre.

“Kam qenë në këqyrjen e vendit të Gaz Muçës dhe kishte një sasi të madhe gëzhojash të hedhura mbi trupin e tij saqë dukej si i palosur, gjithë ai trup i bukur ishte i sharruar nga moria e madhe e plumbave që kishte marrë”, u shpreh ish-prokurori Shkëlqim Hajdari.

Në funeralin e Gaz Muçës shkoi e gjithë Tirana, pasi për njerëzit ishin si Robin Hood-i që i ndihmonte dhe ata e donin.

Pas shumë vitesh qarkulloi dhe videoja nga ceremonia mortore ku merrnin pjesë shumë efektivë policie.

Madje, ata krijuan formacione nderi dhe shtinë në ajër në nder të Gaz Muçës, duke u betuar për hakmarrje.

“Ndodhi vrasja në 7 prill të 1992, një nga ngjarjet më të rënda. Sot kur vritet një kriminel një pjesë gëzohen. Unë nuk kam parë në Tiranë ndonjë varrim me atë pjesëmarrje sa ai për Gaz Muçën që e çuan në Tufinë. Mori pjesë gjithë Tirana, pse, sepse ishte një lloj ‘Robin Hood’-i që e donin njerëzit”, u shpreh gazetari, Roland Qafoku.

“Është një vrasje kjo që ndodhi për një motiv fare banal, për një motor që u mor nga vëllai i vet. Ata erdhën dhe e vranë, janë dënuar në atë kohë, por dolën pastaj në ’97 dhe ata që e vranë Gaz Muçën u vranë”, u shpreh Ervin Karamuço.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat