Blinken fjalim te Piramida: Rinia do ta bëjë të ardhmen

Shqipëria

Blinken fjalim te Piramida: Rinia do ta bëjë të ardhmen

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 15:42
Foto ilustrim

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbajti fjalën në takimin më të rinjtë në Piramidën e Tiranës. Ai vlerësoi marrëdhëniet diplomatike mes SHBA dhe Shqipërisë.

“Kapërcimi i Shqipërisë në botën e re nuk ishte aq e thjeshtë sa të hapeshin dritat. Sekreti ishte tek njerëzit e rinj, që krijuan ndryshimin. Të rinjtë si ju, janë thelbësorë për të transformuar të ardhmen e Shqipërisë, Këtu kemi gazetarë , të cilët ekspozojnë korrupsionin.  Disa prej jush keni mirëpritur familje afgane që janë arratisur, dhe kjo tregon mikpritjen e shqiptarëve. Unë u takova me disa familja afgane që kanë ardhur këtu dhe presin të shkojnë në SHBA. Udhëtimi i tyre nuk do ishte i mundur pa ndihmën e Shqipërisë. Ju po I prisni ata me krahë hapur dhe mënyra se si po I mirëprisni.

Ishte shumë e emocionuese për mua, që në mes refugjatëve afganë , ku ishin  dy prindër që kanë pesë fëmijë, dhe secili nga këto fëmijë ishin të parët në shkollë, por kur talebanët erdhën, ata nuk mund të shkonin në shkollë, dhe në u gjetëm mundësi t’ju jepnin mësim përmes internetit.

Jam shumë mirënjohës për partneritetin tonë për të ndihmuar refugjatë nga Afganistani. Sa më shumë të shkëmbejmë përvojën, aq më të mirë do të jemi, SHBA dhe Shqipëria lidhen marrëdhëniet diplomatike për mbi 100 vjet përpara. Jam i bindur  se shekulli që vjen, do të shikojmë, që vendet tona, do ta bëjnë botën më të sigurt dhe më stabël dhe ju jeni ata që do ta bëni, Unë jam shumë mirënjohës dhe shpresoj shumë për kontributin tuaj për ndërtimin e kësaj të ardhme”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat