Gripi në parg epidemie, afro 18 mijë të infektuar kërkuan ndihmë mjeksore

Shqipëria

Gripi në parg epidemie, afro 18 mijë të infektuar kërkuan ndihmë mjeksore

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 17:07
Foto ilustrim

Shqiëpria po i afrohet pragut epidemik sa i takon infektimeve nga gripi. Atëherë kur ekspertët prisnin rënie të infektimeve me grip dhe viroza të stinës, ato janë rritur.

Nga 16 mijë raste me infeksione të sipërme e të poshtme që u raportuan një javë më parë nga qendrat shëndetësore në të gjithë vendin, shifra ka arritur në 18 mijë këtë javë.

Sa i takon grup-moshës, shohim se trendi më i lartë i infektimeve është mes fëmijëve nga 0-14 vjeç. Edhe përgjatë kësaj jave, fëmijët 1-5 vjeç mbizotërojnë në rastet që kanë kërkuar ndihmën e mjekut në qendra shëndetësore apo spitale.

Pacientët e prekur nga gripi dhe viroza të stinës janë të shpërndarë në të gjithë Shqipërinë.

Në 25 qytete vërehet se ka patur rritje të incidencës së infektimeve javën e fundit.

Aktualisht në vend ka qarkullim 260 lloje të virozave stinore mes të cilave është edhe gripi i tipit A dhe B si dhe virusi Sars cov2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat