Blinken në Tiranë, Paloka tregon bisedën me Bashën kur u shpall Berisha "non grata": Pasi e kapën për veshi na tha se…

Shqipëria

Blinken në Tiranë, Paloka tregon bisedën me Bashën kur u shpall Berisha "non grata": Pasi e kapën për veshi na tha se…

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 22:58
Pamje nga takimi

Deputeti demokrat Edi Paloka, ka treguar në një postim në Facebook, bisedën me Lulzim Bashën, në kohën kur ish-kryeministri Sali Berisha u shpall non grata.

“Jam kurioz të dij se çfarë mendojnë ata “opozitarët” e L.B , ata “euroatllantiket” për vlerësimet që Sekretari i ka bërë Ramës?

Kur Blinken firmosi “non grata”-n e Berishës, i thashë L.B se ky ishte një akt kundër PD , për të mbështetur Ramen.

Në atë moment L.B ishte dakord me këtë të vërtetë, por në shtator, pasi e kapën për veshi, ndërmori aktin e përjashtimit të Berishës pa pyetur asnjë prej nesh.

I bëra të qartë që në rastin më të mirë ky ishte naivitet dhe logjikë absurde. Goditja e Berishës bëhej pikërisht për të kundërtën, pra për të mbrojtur e fuqizuar Ramën.

Por L.B vazhdoi edhe për ca vite të tjera të mashtronte ata që e ndiqnin se shumë shpejtë “ata” do largonin Ramën e do i dhuronin pushtetin L.B!

Prandaj jam kurioz sot të dij, jo çfarë mendon L.B , se ai ka qenë i qartë që kur e morën peng, po ata që i shkojnë pas duke përdorur të njëjtat justifikime.

Çfare mendojnë sot për njeriun e Sorosit që firmosi për të shpallur “non grata” Berishën dhe quan “udhëheqës e kryeministër të shkëlqyer” Ramën?

Përderisa ata pranojnë si të mirëqena çdo gjë që thotë Blinken, atëherë i bie që si “opozitarë të vërtetë” të pranojnë dhe vlerësimet për Ramën…”, ka shkruar Paloka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat