Vizita e Blinken në Tiranë/ Çipa: Ja pse sekretari i Shtetit nuk u takua me drejtuesit opozitës!

Shqipëria

Vizita e Blinken në Tiranë/ Çipa: Ja pse sekretari i Shtetit nuk u takua me drejtuesit opozitës!

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 23:06
Analisti Aleksandër Çipa

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken vizitoi sot (15 shkurt) Tiranë për herë të parë, duke u bërë zyrtari i gjashtë i lartë amerikan që viziton vendin tonë, në 34 vite demokraci.

Analisti Aleksandër Çipa, i ftuar në emisionin “Open” në Neës24, tregoi mesazhin që shefi i diplomacisë amerikane dha sot në Tiranë.

“Në epiqendër të vizitës është shqetësimi amerikan për situatën rajonale dhe çështje gjeostrategjike. Pyetjes për situatën në rajon dhe agresionin rus, tha se ne jemi shumë të shqetësuar dhe duhet të përgatitemi. Agjendat e brendshme politike në diplomaci janë të dytat si pjesë e diskutimit. Pse nuk e takoi përfaqësuesin e opozitës? Kam përshtypjen se për shkak të pozitës formalizuese që ka opozita kryesore e vendit është evituar.

Është një argument që nuk ka dashur të thotë publikisht. Kë do të takojë? Kryetarin e grupit parlamentar, i cili ka shumicën por është i diskutueshëm me një pakicë tjetër. Në cilin rast një përfaqësues ndërkombëtar ka kryer një lëvizje të kundërt me zt.Blinken? Përjashto nivelet partiake të delegacioneve.

Ne po flasim në kontekstin dyvjeçar. Ka shprehur mirënjohjen për pritjen e afganëve dhe kjo është një gjë që njihet. E dyta, Shtetet e Bashkuara për reformën në drejtësi kanë një investim të ekspozuar. E kanë pjesë të financimit si në një asnjë shtet tjetër. Është një shumë prej 50 milionë dollarë. E treta janë çështjet e sigurisë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat