Mbi 1 mijë efektivë në terren, ministri Balla: Policia e Shtetit zbatoi me korrektësi planin e masave për mbarëvajtjen e vizitës së Blinken

Shqipëria

Mbi 1 mijë efektivë në terren, ministri Balla: Policia e Shtetit zbatoi me korrektësi planin e masave për mbarëvajtjen e vizitës së Blinken

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 23:07
Antony Bliken.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla me anë të një postimi në “facebook” ka përgëzuar Policinë e Shtetit për  zbatimin me korrektësi të planit të masave në mbarëvajtjen e vizitës së Sekretarit të Shtetit, Antony Bliken.

Balla shpreh po ashtu mirënjohje për qytetarët e Tiranës, të cilët mirëkuptuan kufizimin e trafikut dhe masat e nevojshme të sigurisë.

Reagimi i plotë:

Përgëzime Policisë së Shtetit për zbatimin me korrektësi të planit të masave në mbarëvjatjen e vizitës së Sekretarit të Shtetit.

Mirënjohje qytetarëve të Tiranës për mirëkuptimin e tyre ndaj kufizimeve të trafikut dhe masave të nevojshme të sigurisë. Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat