Alibali: Blinken i dha rol më të madh Shqipërisë në marrëdhëniet Kosovë- Serbi

Shqipëria

Alibali: Blinken i dha rol më të madh Shqipërisë në marrëdhëniet Kosovë- Serbi

Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 00:52
Juristi Neritan Alibali

Juristi Neritan Alibali, në emisionin ‘3D’ e komentoi vizitën e sekretarit amerikan të shtetit Blinken, si një lëvizje në të cilën shihet, ose nënkuptohet se SHBA i dha fuqi Ramës për të ndërhyrë në Kosovë.

Sipas tij, qarkullojnë 2 opinione, ku njëri thotë se ishte vizitë kortezie, tjetri që ishte shumë e rëndësishme.

“Për mendimin tim ishte e rëndësishme duke e parë në kontekstin edhe të Gazës dhe Ukrainës. Gaza është bërë më shumë pikë e nxehtë. Është rreziku i prishjes së paktit Egjipt- Izrael. Gjithë kjo ndezje e marrëdhënieve Kosovë- Serbi lidhur me dinarin, ku SHBA-ja është më e ashpër ndaj qeverisë së Kosovës se çështjet e tjera. SHBA-ja kërkon që politika e Ballkanit të rrijë sus.

Në momentet e mbarimit të mandateve presidenciale, dobësohet fuqia e ndërhyrjes. Dy besoj ishin temat e takimit: Kosova dhe institucionet e drejtësisë. Mesazhet më të rëndësishme janë në takimet ‘kokë më kokë’. Ato nuk perceptohen kur bëhen, por shihen më pas. SHBA duket se kërkon një rol më të madh të Shqipërisë në çështjen e Kosovës. Rama në këtë rast duket se ka marrë fuqi ose është nxitur që të hyjë më shumë në këtë çështje për të influencuar. Pres të ketë një takim mes Ramës dhe Kurtit.”, tha Alibali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat