Kapet në flagrancë 62-vjeçari në Tiranë, ja çfarë i gjeti policia gjatë kontrollit në banesë

Shqipëria

Kapet në flagrancë 62-vjeçari në Tiranë, ja çfarë i gjeti policia gjatë kontrollit në banesë

Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 11:01
Foto ilustrim

Një 62-vjeçar është arrestuar në Tiranë, në kuadër të operacionit politcor të koduar “Handle”.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi i identifikuar si Xh. Ç, pasi banesë mbante armë zjarri pistoletë, krehër, municion luftarak dhe jelek antiplumb.

Gjatë kontrollit në banesën e 62-vjeçarit, në fshatin Mëzez, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë, krehër, municion luftarak dhe një jelek antiplumb.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat