GJKKO rrëzon Lulzim Berishën, dosja për vrasjen e Vajdim Lamajt kthehet në SPAK

Shqipëria

GJKKO rrëzon Lulzim Berishën, dosja për vrasjen e Vajdim Lamajt kthehet në SPAK

Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 15:05
Vajdim Lamaj

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e SPAK për pushimin e çështjes ndaj Lulzim Berishës për vrasjen e vitit 2005 të Vajdin Lamajt.

GJKKO vendosi kthimin e dosjes së SPAK për plotësim hetimesh dhe i la afat organit të akuzës 4 muaj.

Lulzim Berisha u arrestua disa javë më parë në Spanjë dhe Shqipëria ka nisur procedurat e ekstradimit të tij.

Vrasja e Vajdin Lames u zbulua pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Luftar Reçi. Nën akuzë për këtë ngjarje janë: Lulzim Berisha, Plarent Dervishaj, Viktor Ymeri, Indrit Taullai, Emiljano Shullazi dhe Luftar Reçi.

Biznesmeni i njohur u ekzekutua në vitin 2005, teksa u hodh në erë në ashesorin e pallatit ku banonte së bashku me një mikun e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat