Hapja e bazës së NATO-s në Kuçovë/ Ilir Kulla jep detaje: Lajmi më i mirë që ka ndodhur, do të ulen avionë F-16

Shqipëria

Hapja e bazës së NATO-s në Kuçovë/ Ilir Kulla jep detaje: Lajmi më i mirë që ka ndodhur, do të ulen avionë F-16

Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 22:40
Eksperti i sigurisë, Ilir Kulla

Eksperti i sigurisë, Ilir Kulla i ftuar në “Zonë e Lirë” komentoi planin për hapjen e bazës së NATO-s në Kuçovë.

Hapjen e saj e njoftoi sekretari Amerikan i shtetit Antony Blinken , gjatë vizitës zyrtare në kryeqytetin e Shqipërisë. Sipas Kullës, hapja e bazës së Kuçovës është lajm i shkëlqyer.

“Unë mendoj se është lajmi më i mirë që ka ndodhur. Unë i këshilloj qytetarët të blejnë tokë rreth bazës së Kuçovës. Ajo është një zonë, e cila do të zhvillohet. Nuk ka bazë të NATO-s që nuk është amerikane dhe anasjelltas. Ka qenë bazë ajrore që në kohë të komunizmit”, tha ai.

I pyetur se pse është zgjedhur baza e Kuçovës, Kulla u shpreh:

“Nga kushtet atmosferike. Është përballë detit dhe mbrapa tij vjen mali i Tomorit. Kjo bazë është përdor ndër vite nga NATO, aleatët dhe nga Shqipëria. Ka qenë një bazë aktive, por sot është kthyer në një bazë aktive. Avionët do jenë F-16, por jo vetëm këto. Është një bazë e niveleve të larta. Kapaciteti mund të shkojë deri në pa limit. Me kushte maksimale do jetën. Kush mundet të blej prona dhe pasuri.”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat