16-vjetori i shpalljes së Pavarësisë, reagon ministri Hasani: Shqipëria gjithmonë krah Kosovës

Shqipëria

16-vjetori i shpalljes së Pavarësisë, reagon ministri Hasani: Shqipëria gjithmonë krah Kosovës

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 10:15
Shqipëria gjithmonë krah Kosovës

Ministri i jashtëm Igli Hasani uron Kosovën për 16-vjetorin e Pavarësisë.

Hasani, i cili ka shpërndarë dhe një video nga momentet e Pavarësisë dhe mbledhjet e përbashkëta me qeverinë e Shqipërisë, shkruan se Shqipëria do jetë gjithmonë krah saj.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Sot, ne festojmë lirinë e sovranitetin e Kosovës, por edhe përulemi për përpjekjet dhe sakrificat e jashtëzakonshme të vëllezërve e motrave tanë për një Kosovë demokratike, të sigurt e të begatë.

Shqipëria ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë përkrah Kosovës dhe mbështetëse e promovuese e vendit që asaj i takon në strukturat europiane, euroatlantike dhe ndërkombëtare”, shkruan Hasani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat