Vizita e Blinkenit në Tiranë, zbulohet porosia që i la stafit të Ambasadës së SHBA-së në Shqipëri

Shqipëria

Vizita e Blinkenit në Tiranë, zbulohet porosia që i la stafit të Ambasadës së SHBA-së në Shqipëri

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 10:55
Blinken u takua me stafin e ambasadës dhe familjet e tyre gjatë vizitës së tij në Tiranë.

Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken u takua me stafin e ambasadës dhe familjet e tyre gjatë vizitës së tij në Tiranë.

Ai falënderoi ekipin për përpjekjet e tyre për të forcuar lidhjet dypalëshe midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

“Ai theksoi se tradita e “besës” është diçka nga e cila mund të mësojnë të gjithë.

Sekretari falënderoi, gjithashtu, stafin shqiptar për përkushtimin e tyre ndaj marrëdhënies duke i quajtur “zemra” e ambasadës sonë.

Të pranishëm ishin edhe i Ngarkuari me Punë David Wisner dhe ish-Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat