Deputeti Noka thirrje për pjesëmarrje në protestën e 20 shkurtit nga Elbasani: Vendi varet nga humori i Ramës!

Shqipëria

Deputeti Noka thirrje për pjesëmarrje në protestën e 20 shkurtit nga Elbasani: Vendi varet nga humori i Ramës!

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 13:34
Deputeti Flamur Noka

Deputeti Flamur Noka ka bërë thirrje për pjesëmarrjen në protestën e 20 shkurtit nga Elbasani.

Gjatë takimit me demokratët, Noka u shpreh se Shqipëria ka ecur drejt greminës dhe se vendi varet nga humori i një njeriu të vetëm, Edi Ramës.

“E gjithë panorama 10-vjeçare e këtij njeriu ka vetëm një fytyrë, atë kriminale, ka ardhur koha ti themi stop Ramës dhe regjimit të tij”, tha ligjvënësi demokrat.

Flamur NokaShqipëria ka ecur drejt greminës. Nuk jemi në një shtet ku nuk respektohen institucionet, qytetarët e ligjet.

Jemi në një shtet të një njeriu, ku jeta e gjithkujt varet nga humori i një njeriu, i Edi Ramës, është rreziku serioz për demokracinë dhe të ardhmen e këtij vendi.

E kemi parë çfarë është në gjendje të bëjë me taksat tuaja, aferat e tij në 10 vite kanë qenë të tilla sa nuk kemi mundur t’i denoncojmë të gjitha. E gjithë panorama 10-vjeçare e këtij njeriu ka vetëm një fytyrë, atë kriminale, Ka ardhur koha ti themi stop Ramës dhe regjimit të tij. Rrëmbeu portin e Durrësit, ia dha një arabi me hije të dyshimta, pas të cilit fshihet vetë.

Është koha që të ngrihemi dhe t’i japim përgjigje Ramës e regjimit të tij.

Askush nuk ka as më të voglin iluzion se Rama do të përgjigjet dhe do të marrë atë që meriton.

Për inceneratorin e Tiranës, Veliaj duhet të përgjigjet e të shkojë para drejtësisë. Edhe Gentian Llataj, i zhytur në krim korrupsion, e batak po vazhdon e kullandriset vetëm e vetëm se ka drejtësi me regji dhe regjisori i kësaj drejtësie është Rama.

Berisha që ka qeverisur këtë vend me duart më të pastra, simbol i antikorrupsionit është i burgosur politik sepse s’ka drejtësi të re.

Është atje sepse tha të vërteta të mëdha, ndaj Rama nuk e duroi dhe dha urdhër për arrestimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat