Vrasja e liderit të opozitës ruse, Basha: Përgjigja e vetme ndaj këtij akti kriminal është beteja pa kompromis për fitoren e Ukrainës

Shqipëria

Vrasja e liderit të opozitës ruse, Basha: Përgjigja e vetme ndaj këtij akti kriminal është beteja pa kompromis për fitoren e Ukrainës

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 15:39
Lulzim Basha

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar për vdekjen e liderit të opozitës Ruse, Alexei Navalny, në një burg rus të premten.

Duke thënë se përgjigja e vetme ndaj këtij akti kriminal është beteja pa kompromis për fitoren e Ukrainës.

“Me këtë rast dua të shpreh dhe pikëllimin për vrasjen e opozitarit te paepur rus Navalni.

Si dhe të shpreh bindjen time si kryetar i Partisë Demokratike se përgjigja e vetme ndaj këtij akti kriminal të regjimit vrastar të Putinit, është beteja pa kompromis për fitoren e Ukrainës, për ngadhënjimin e demokracive mbi autokracitë”, tha Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat