Rama takohet me Hillary Clinton në Konferencën e Sigurisë në Mynih

Shqipëria

Rama takohet me Hillary Clinton në Konferencën e Sigurisë në Mynih

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 18:42
Foto nga takimi

Kryeministri Edi Rama është takuar gjatë punimeve të Konferencës së Sigurisë në Mynih dhe me ish-Sekretaren Amerikane të Shtetit, Hillary Clinton.

Ka qenë vetë kreu i qeverisë, i cili ka ndarë pamjet në rrjetin social facebook me mbishkrimin: “Mynih – Me miken e madhe të Shqipërisë dhe Kosovës, Sekretaren e Shtetit, Hillary Clinton”.

Kreu i qeverisë zhvilloi më herët dhe takime me përfaqësues të BE, si edhe politikanë të vendeve të tjera.

Paraditen e të shtunës Rama ndau foton nga takimi me Sekretarin Parlamentar të Shtetit Gjerman në Ministrinë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim Niels Annen, si edhe me kryeministrin e North Rhine-Westphalia, Hendrik Ëurst.

Konferenca e Sigurisë e Munihut (MSC), e quajtur ndryshe “Davosi i Mbrojtjes” mbledh rreth 60 krerë shtetesh dhe mbi 85 zyrtarë qeveritarë në qytetin bavarez për të diskutuar çështjet aktuale dhe të ardhshme të sigurisë globale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat