20 shkurti, Tabaku bën paralajmërimin e fortë: Betejë vetëm në kuvend, të bashkohemi në propozime

Shqipëria

20 shkurti, Tabaku bën paralajmërimin e fortë: Betejë vetëm në kuvend, të bashkohemi në propozime

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 08:44
Jorida Tabaku

Ndonëse na ndajnë vetëm disa orë nga protesta e federatës së re opozitare, deputetja demokrate Jorida Tabaku, e papozicionuar me asnjë prej grupeve të PD-së, as me Lulzim Bashën, thotë se do të ndjekë një rrugë tjetër në opozitë.

“Unë jam për ndjekjen e institucioneve, jam për ta bërë luftën dhe betejën parlamentare në instiucione, PD duhet patjetër që t’i bëj këto propozime”.

E ka fjalën për amnistinë penale, që pritet të miratohen të enjten, për të cilën ka bërë propozime PD por edhe deputetë të tjerë të opozitës.

“Mendimi im personal është që PD duhet të bëj propozime konkrete për amnistinë. Të gjithë propozimet pak rëndësi ka kush bën cfarë në PD, të gjitha propozimet duhet vënë në një vend dhe të jenë propozime të opozitës”.

A do të jepte një votë pro amnistisë Tabaku?

“Referuar të shkuarës besoj se do të ishte një votë mbështetje nëse do të ishim në gjendje normale, për sa i perket amnistisë”.

Tabaku nuk shkoi në Komisionin e Integirmit që ajo drejton. Por përmes kësaj daljeje, ajo vijoi kundështiminë dhe kritikën për ndryshimet e bëra nga deputetët e PS, në ligjin e “Zonave të Mbrojtura”, që sipas opozitës u hapin rrugë ndërtimeve brenda tyre.

“Shqipëria që ne duam t’i lëmë fëmijëve tanë është vendi i betonit të rezorteve në mesin e luginës së Valbonës? Thethit? Lepushës? Shqipëria që ne dëshumrojmë t’i lëmë fëmijëve tanë është ajo e betonit strategjik përgjatë lumit të Vjosës? Kanioneve të Nivicës?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat