Nis asfaltimi në Lotin 1 të aksit Elbasan-Qafë Thanë, Rama jep lajmin e mirë

Shqipëria

Nis asfaltimi në Lotin 1 të aksit Elbasan-Qafë Thanë, Rama jep lajmin e mirë

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 09:27
Aksi rrugor Elbasan-Qafë Thanë është pjesë e Korridorit VIII.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje në rrjetet sociale nga Loti 1 i aksit rrugor Elbasan-Qafë Thanë.

Ky aks është pjesë e Korridorit VIII, ku ka nisur asfaltimi.

Rama theksoi se, brenda pak javësh do të jetë gati për qarkullimin e automjeteve.

Punimet për ndërtimit e këtij aksi avancuan me ritme të shpejta dhe brenda pak javësh ky lot me gjatësi prej afro 5 kilometrash do të jetë i hapur për qarkullimin e automjeteve, duke ndikuar kështu në lehtësimin e lëvizjes.

Krahas ndërtimit të rrugës ka përfunduar edhe mbrojtja lumore, pasi ky lot shtrihet përgjatë lumit të Shkumbinit.

Ky segment rrugor është projektuar me parametrat teknik të Kategorisë B, ndërsa janë ndërtuar edhe pikat e aksesit të rrugës për banorët e zonës që shtrihen përgjatë saj.

Aksi rrugor Elbasan-Qafë Thanë është pjesë e Korridorit VIII.

Ndërtimi i këtij aksi do të lehtësojë qarkullimin e automjeteve, duke shkurtuar kohën e udhëtimit si dhe duke rritur njëkohësisht parametrat e sigurisë rrugore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat