Ministri Manja sqaron pr.ligjin: Ja numri i përfituesve nga Amnistia Penale

Shqipëria

Ministri Manja sqaron pr.ligjin: Ja numri i përfituesve nga Amnistia Penale

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 11:47
Ulsi Manja

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja nga Komisioni i Ligjeve ka folur sot për Amnistinë Penale, nga e cila do të përfitojnë disa të dënuar.

Ai sqaroi dhe shifrat se sa do të përfitojnë nga kjo amnisti.

“Ka pasur modele që amnisti ka pasur dhe për të dënuarit dhe për ndjekjet penale. Ka pasur dhe vetëm për personat e dënuar, se ky është qëllimi. Nuk ka dashur amnistia që t’i heqë instrumentin nga duart e drejtësisë, për akuzat që ngrihen nga prokuroria. Ka pasur modele të tilla. Kemi statistika të sakta. Kemi kërkuar amnisti sepse kemi 2200 persona të dënuar. Nëse do të merret miratimi i Kuvendit, përfitojnë 700 persona të dënuar dhe 2500 persona në shërbim prove.

Kategoria që përfitojnë ulje dënimi shkojnë nga 1200 në 1600 të dënuar. Këto janë statistika në lidhje me këtë amnisti. Lidhur me personat që janë në hetim apo gjykim, nëse tejkalojnë rregullin që do të amnistojmë veprat që dënohen deri në 2 vite, s’ka subjektivizëm. Nëse do të shkojmë përtej këtij marzhi, këtu është një moment delikat që ne interferojmë në punën e sistemit të drejtësisë.”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat