Akuzohet si pjesë e grupit kriminal, GJKKO pranon kërkesën e Breçanit

Shqipëria

Akuzohet si pjesë e grupit kriminal, GJKKO pranon kërkesën e Breçanit

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 13:12
Erzen Breçani

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka pranuar kërkesën e avokatëve të Erzen Breçanit për të kryer ekspertizë mjekësore.

Ky vendim vjen pasi avokatët e tij prentedojnë se klienti i tyre ka probleme me zemrën dhe qëndrimi në qelinë e paraburgimit i rrezikon jetën.

Seanca e radhës u shty për ditën e premte, ku do paraqiten dy mjekët që do kryejne akt ekspertimin.

Avokatët e Breçanit kërkojnë ndryshim të masës së sigurisë për shkak të gjendjes shëndetësore. Ndërkohë vetë Breçani prej disa ditësh ndodhet i shtruar në spitalin e burgut.

Kujtojmë se Breçani u arrestua pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin “Sky”, ku rezultonte se ai diskutonte me eksponentë të krimit të organizuar, për disa ngjarje kriminale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat