KQZ ndan fondet për partitë, PS merr pjesën më të madhe, Rithemelimi “duarbosh”

Shqipëria

KQZ ndan fondet për partitë, PS merr pjesën më të madhe, Rithemelimi “duarbosh”

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 13:22
Ilirjan Celibashi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar shpërndarjen e fondeve vjetore për partitë politike për vitin 2024.

Në total 11 parti politike kanë marrë nga buxheti i shtetit 345.6 milionë lekë. Ajo që kryeson listën, e cila ka marrë edhe pjesën kryesore të fondit, është Partia Socialiste, si partia më e madhe, e cila ka marrë rreth 151.4 milionë lekë.

Ndërkohë Partia Demokratike vjen e dyta, me 106.6 mln lekë dhe e treta Partia e Lirisë me 15.5 mln lekë.

Partia Republikane ka marrë 11.4 milionë lekë, PDIU merr 9.7 milionë lekë, PSD 12.3 milionë lekë, ndërsa PBDNJ, PAA, PLL dhe LZHK nga 8 milionë lekë.

Duke qenë se PD zyrtare drejtohet momentalisht nga Lulzim Basha, i cili mban edhe vulën, “Rithemelimi” i drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha ka mbetur pa fonde.

Njoftimi:

Komisioneri shpërndan fondet vjetore për vitin 2024 për 11 parti politike

Sot, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve shpërndau fondet vjetore për partitë politike në formën e ndihmës financiare vjetore për vitin 2024.

Komisioneri vendosi të shpërndaje fondin prej 345 600 000 (treqind e dyzet e pesë milionë e gjashtëqind mijë) lekësh partive politike si më poshtë vijon:

1. Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 151.494.783 lekë

2. Partia Demokratike (PD) – 106.661.181 lekë

3. Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) – 9.753.658 lekë

4. Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ) – 8.018.647 lekë

5. Partia Republikane Shqiptare (PR) – 11.488.669 lekë

6. Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë (PAA) – 8.018.647 lekë

7. Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar (LZHK) – 8.018.647 lekë

8. Partia Lëvizja e Legalitetit (PLL) – 8.018.647 lekë

9. Partia e Lirisë (PL) – 15.577.215 lekë

10. Partia Social Demokrate (PSD) – 12.266.269 lekë

11. Partia Nisma Thurje (NTH) – 6.283.636 lekë

Me kërkesën e Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, u shty për në seancën e radhës shqyrtimi i rezultatit të verifikimit të Prokurorit të Përgjithshëm për subjektin vetëdeklarues z. Kristian Shkreli, Kryetar Bashkie në Bashkinë Vau-Dejës, Qarku Shkodër, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat