Tensione në protestën e opozitës, hidhen shishe molotov drejt Kryeministrisë

Shqipëria

Tensione në protestën e opozitës, hidhen shishe molotov drejt Kryeministrisë

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 16:21 Përditësuar në ora: 20:47 më 20.02.2024
Foto nga vendi i ngjarjes

Protesta e opozitës/ Hodhën molotov drejt kryeministrisë, shoqërohen dy persona në polici

Shoqërohen në polici dy persona pas tensioneve dhe sulmeve që shkaktuan gjatë protestës së opozitës. Mbështetësit e Foltores sulmuan punonjësit e policisë dhe hodhën molotov drejt godinës së kryeministrisë. Gazetari i ABC News, Ervin Leka raporton se pritet që të ketë edhe verifikime të tjera.

“Protestuesit janë shpërndarë. Protestuesit kanë hedhur gardhin metalik që ishte vendosur para kryeministrisë ndërsa kanë shkulur edhe vazot me lule për të qëlluar në drejtim të policisë. Kanë hedhur edhe disa shishe molotov të përgatitura artizanalisht duke i hedhur drejt kryeministrisë.

Pas këtyre akteve, ka pasur edhe disa shoqërime nga ana e policisë, pasi kanë qenë agjentët që kanë ndërhyrë për t’i shoqëruar këta persona që hodhën shishet molotov. Pak sekonda më parë u larguan edhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë që kishin krijuar me veshjet e posaçme një perimetër sigurie, që të mos hynin protestuesit brenda gardhit. Fatmirësisht nuk pati asnjë person të lënduar “, raportoi gazetari.

Tensione në protestën e opozitës, hidhen shishe molotov drejt Kryeministrisë

Protestuesit e opozitës kanë hedhur shishe me molotov para kryeministrisë menjëherë pas fjalimit të Sali Berishës.

Kur dukej se gjithçka po shkonte qetësisht në protestën e thirrur nga opozita, disa protestues kanë hedhur gurë, tymuese dhe shishe me molotov drejt forcave të policisë që kanë krijuar një gardh para kryeministrisë.

Një grup protestuesit janë përplasur me forcat e policisë duken tentuar të thyejnë kordonin për të shkuar drejt hyrjes së kryeministrisë.

Me sloganin “O sot o kurrë, opozita në aksion”, opozita e bashkuar nën drejtimin e Rithemelimit organizon sot protestën e parë kundër qeverisë pa Sali Berishën, i cili ndodhet në arrest shtëpie prej dy muajsh.

Noka: Edhe pse burgosën Berishën, opozita është e gatshme për rrëzimin e Ramës

Deputeti Flamur Noka ka mbajtur fjalën e tij në protestën kombëtare që po zhvillohet para kryeministrisë, ku tha se është populli që do të caktojë fatin e kreut të qeverisë Edi Rama.

Ai theksoi se opozita është mbledhur  për t’i thënë Ramës se opozita është këtu dhe është më e fortë se kurrë.

Më tej ai nënvizoi se për interesat e vendit janë gati që Edi Rama të ketë të njëjtin fat si diktatori  Enver Hoxha para 33 vitesh.

“Të dashur mi, motra dhe vëllezër, demokratë dhe demokrate, do të mbahet mend gjatë kjo ditë , ky moment. Jemi të bindur se ky moment do të hyjë në histori me këtë vërshim madhështor, i cili ka një qëllim të ndërpresë skenarin më të Zi që i është kanosur vendit tonë në këto vite, planin e Ramës për asgjësimin e opozitës. Një person që ka kapur çdo zyrë pushteti, shantazhon dhe vjedh votën, që jep miliona euro familjarëve të tij, udhëton si sheik. Këto i bën për tekat e tij personale. Me këtë vërshimin tuaj, ky person është i palumtur. Nuk ia doli të shkatërronte, pengesën për pushtetin e tij të përjetshëm, PD dhe opozitën shqiptare. Edhe pse na e burgosi liderin tonë,  me një proces pa prova dhe pa asnjë të dhënë. Ne jemi sot për t’i thënë Ramës se opozita është këtu, është e fortë dhe e papërkulur, është gjithë energji dhe e gatshme për ta rrëzuar. Nuk mund të kemi kryeministër hajdutë. Jemi gati për interesat e vendit, jemi të gatshëm t’i presim dhe biletën Edi Ramës , pasardhësit të Enver Hoxhës që e rrëzuam po në këtë ditë, para 33 vitesh. Vendi i Ramës është para drejtësisë”-tha ai.

Nis protesta te opozitës, Luçiano Boçi: Sot jemi të bashkuar si një zë i vetëm, luftojmë me pasionin e Sali Berishës dhe forcën e rinisë

Ka nisur protesta e thirrur nga PD në Shqipëri.

Qytetarë të shumtë janë mbledhur para Kryeministrisë për të protestuar.

Luçiano Boçi: Ajo që na ka sjellë nuk është vetëm historia dhe lavdia e rrëzimit të Hoxhës, ajo që na ka sjellë këtu është e sotmja, është ulërima e qytetarit për të rrëzuar regjimin e Edi Ramës. Ai që na thirru në këtë protestë, grushti i mbledhur i intelektualit, zemërimi i biznesit që i ngushtohet laku në fyt. Revolta e të rinjve, fermerit që vajton produktin, ofshama e pensionisti, drama e shqiptarit. Siç e shihni, sot ne vijmë të bashkuar si një zër i vetëm kundër pushtetit të Edi Rmës. Diktakturat nuk mund të lulëzojnë nëse jemi të bashkuar. Duhet të vazhdojmë të mos gjunjëzohemi. Pushteti i korruptuar i Edi Ramës mbështetet mbi frikën, ato mposhten me guximin tonë. Këto godinat që kemi këtu nuk janë godinat tuaja, janë strofkulla hienash të narkopolitikës ku thuren intriga, merren vendime për penalizimin dhe dënimin e opozitës. Vende ku bëhen pazaret e pista të qeverisë. Në këto godina është vrarë e ardhmja dhe është burgosur shpresa e shqiptarëve.

Janë të lyera me turp, me korrupsion, me krim. E tillë është kjo qeverisje. Ai që është larguar si gjithmon, na takon ne ti shembim ato porta, ti hapim ato dyer. I korruptuar do gjendet pas hekurave, vetëm kështu ne bëjmë drejtësi, e marrin në dorë njerëzit fatin. Duhet të vazhdojmë betejën që nuk është e lehtë. Ne nuk dorëzohemi, do të vazhdojmë luftën tonë se jemi të frymëzuar nga njerëzit, sot me ne janë qytetarët shqiptarë. Në vitet 90 studentët kishin ëndërr amerikane dhe përmbysën diktaturën ne Evropë, sot kemi një besim të madh dhe me forcën e këtij besimi do marrim zvarrë ngrehinën e korrupsionit. Unë e di shumë mirë, lufta jonë është e vështirë, kërkon angazhim por është lufta më e madhe në idealet e saj dhe ju ftoj ta luftojmë luftën tonë me pasionin e Sali Berishës, me forcën e rinisë, me mendjen e shëndoshë të qytetarit dhe të jeni të bindur që do ta fitojmë.

Jorida Tabaku i bashkohet protestës së opozitës

Me sloganin “O sot o kurrë, opozita në aksion”, opozita e bashkuar nën drejtimin e Rithemelimit organizon sot protestën e parë kundër qeverisë pa Sali Berishën, i cili ndodhet në arrest shtëpie prej dy muajsh.

Protestuesit janë mbledhur para selisë së PD, ku të udhëhequr nga eksponentë të kësaj partie, Flamur Noka, Gazment Bardhi e Luçjano Boçi janë drejtuar për në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë ku do të mbahet protesta.

Mes protestuesve ka qenë edhe deputetja e PD, Jorida Tabaku, e cila deri tani nuk është pozicionuar qartë mes grupimeve Berisha-Bardhi-Basha.

Nis protesta e Rithemelimit, qytetarët marshojnë përpara Kryeministrisë

Ka nisur të mbahet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, protesta kombëtare e thirrur nga Rithemelimi. Eksponentët e lartë të Rithemelimit, përfshirë kreun e grupit parlamentar Gazmend Bardhi marshuan së bashku me mbështetësit nga selia blu në drejtim të Kryeministrisë.

Kjo është protesta e parë e Rithemelimit e cila nuk udhëhiqet nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili që prej fundit të dhjetorit 2023 ndodhet nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Në krye të turmës ishin Flamur Noka, Luçiano Boçi, Gazment Bardhi, Belind Këlliçi dhe Tomorr Alizoti.

Me pankarta si: “Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa”, protestuesit marshuan drejt godinës së qeverisë.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe deputetja e kësaj force politike Monika Kryemadhi nuk ishin të pranishëm në protestën e thirrur nga opozita, për shkak të angazhimeve jashtë shtetit.

Nga organizatorët e kësaj proteste është bërë e ditur se Sali Berisha do t’i përshëndesë qytetarët me një fjalim nga banesa e tij.

Protesta e parë pa Berishën, kush po i udhëheq protestuesit drejt Kryeministrisë

Me sloganin “O sot o kurrë, opozita në aksion”, opozita e bashkuar nën drejtimin e Rithemelimit organizon sot protestën e parë kundër qeverisë pa Sali Berishën, i cili ndodhet në arrest shtëpie prej dy muajsh.

Protestuesit janë mbledhur para selisë së PD, ku të udhëhequr nga eksponentë të kësaj partie, Flamur Noka, Gazment Bardhi e Luçjano Boçi janë drejtuar për në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë ku do të mbahet protesta.

Policia ka ndërmarrë një sërë masash për mbarëvajtjen e kësaj proteste. 1100 forca policie, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat dhe Garda e Republikës, të cilat do të jenë në terren, ndërkohë  që në gatishmëri do të jenë edhe forcat RENEA.

Meta dhe Kryemadhi nuk do jenë në protestën e opozitës, zbulohet arsyeja

Ditën e sotme do të mbahet te Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” përpara Kryeministrisë protesta e opozitës.

Protesta është thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetet nga anëtarët e “Rithemelimit” dhe të grupit të Gazment Bardhit, por jo nga PD zyrtare e drejtuar nga Lulzim Basha.

Gazetarja e Euronews Albania Eksiola Shehu tha se kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe deputetja e kësaj force politike Monika Kryemadhi nuk do të jenë të pranishëm në protestën e thirrur nga opozita.

“Për shkak të një udhëtimi jashtë vendit, Meta dhe Kryemadhi nuk do të jenë të pranishëm në protestë, por pjesa tjetër e zyrtarëve të PL e kanë mbështetur protestën dhe do të jenë të pranishëm”,  tha gazetarja Eksiola Shehu.

Policia ka ndërmarrë një sërë masash për mbarëvajtjen e kësaj proteste. 1100 forca policie, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat dhe Garda e Republikës, të cilat do të jenë në terren, ndërkohë  që në gatishmëri do të jenë edhe forcat RENEA.

Komanda e policisë së 21 Janarit, disa drejtues të 13 viteve më parë sot në protestën e PD-së

Ndërsa opozita pritet të nisë brenda pak minutash protestën e paralajmëruar, policia ka “zbarkuar” në terren. Mbi 1100 forca policie do të jenë në gadishmëri për mbarëvajtjen e protestës. Gazetari Ervin Leka raportoi live se drejtuesit e policisë sot janë të njëjtët me atë të protestës së 21 Janarit.

“Për ironi të fatit, drejtuesit e policisë sot janë të njëjtët me atë të 21 Janarit. Në terren është drejtori i përgjithshëm i policisë Muhamet Rrumbullaku, ku me 21 Janar mbante postin e drejtorit të departamentit të rendit me përgjegjësi direkte sa i përket drejtimit operacional me 21 Janar. Tonin Vocaj, ku sot është drejtues i drejtorisë së policisë së Tiranës ndërsa në atë kohë ishte në drejtorinë e krimeve të rënda, i cili ka kryer në terren edhe veprimet hetimore të 21 Janarit.

Saimir Muça, i cili sot është në kabinetine drejtorit të Rrumbullakut, ndërsa në atë kohë mbante detyrën e drejtorit të policisë së Tiranës. Një tjetër drejtues në terren është edhe Dorian Muça, që në atë kohë shef komisarit numër 1 që ka kryer po ashtu veprime hetimore sa i përket protestës së 21 Janarit ndërsa sot do të jenë në rolin e shefit të sektorit për hetimet në drejtorinë e policisë.”, raportoi gazetari.

Sakaq, ai shtoi se policia ka vendosur disa kamera me rezolucion të lartë në disa nga shtyllat e kryeministrisë për të vëzhguar të gjithë protestuesit problematikë, të cilët mund të krijojnë tensione. Ndërkohë, pas piramidës janë vendosur edhe forcat e sigurisë kombëtare dhe Shqiponja, për të ndërhyrë në rast nevoje.

Noka para nisjes së protestës: Është revoltë e qytetarëve ndaj regjimit

“Revoltë të qytetarëve ndaj regjimit” e ka quajtur deputeti demokrat Flamur Noka protestën e thirrur nga Rithemelimi që pritet të nisë pas pak.

Noka përsëriti frazën se kjo protestë edhe kundër ‘regjimit kriminal dhe korruptiv’ të Shqipërisë.

“Është protestë revoltë, revoltë e qytetarëve ndaj regjimit. Skenarët janë revoltë ndaj regjimit më kriminal dhe më korruptiv që ka pasur ndonjëherë Shqipëria”-tha Noka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat