Kirurgu shqiptar: Ka dy mënyra për dobësim

Shqipëria

Kirurgu shqiptar: Ka dy mënyra për dobësim

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 08:34
Fabjan Mustafaj

Fabjan Mustafaj, kirurg i përgjithshëm ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Good Morning Albanians” ku ka folur për mënyrat të cilat të ndihmojnë në rënien në peshë.

Ai tha se kirurgjia është zgjidhja përfundimtare, por ka edhe disa mënyra jo kirurgjikale për zvogëlimin e stomakut, mes të cilave ai ka përmendur balonin gastrik dhe botox-in.

“Baloni gastrik si mekanizëm ka të njëjtin zvogëlon hapësirën e stomakut dhe ndihmon në ngopje më të shpejtë, duke bërë që pacienti të ushqehet më pak, duke çuar në rënien në peshë.

Me procedurën e quajtur fibrogastroskopi, vendoset një balon i cili fryhet, kjo bën që të zvogëlohet hapësira funksionale e stomakut gjë që çon në ngopje më të shpejtë, në ulje të sinjalit të urisë dhe automatikisht në ngopje më të shpejtë”,-tha doktori sa i takon kësaj mënyre dobësimi.

Ai gjithashtu shpjegoi se si funksionon edhe botoksi për dobësim.

“Procedurat jokirurgjikale ku është injektimi i botoksit dhe balon intragastrt, janë për një obezitet të moderuar. Botoksi injektohet në muskuj, ai bën që stomaku të shkarkohet më lehtë, më avash dhe jep ndjesinë më të zgjatur të ngopjes. Ndërpritet zinxhiri i urisë dhe  ngopjes. Kjo kryhet vetëm në spital”,-tha doktori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat