Marrëveshje ushtarake me Turqinë, gazetari: Çfarë firmosi Rama dhe Erdogan

Shqipëria

Marrëveshje ushtarake me Turqinë, gazetari: Çfarë firmosi Rama dhe Erdogan

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 11:55
Leonard Seferi

Gazetari Leonard Seferi ishte këtë të mërkurë i ftuar në Euronews Albania për të folur rreth vizitës së kryeministrit Rama në Turqi dhe marrëveshjeve që ai nënshkroi  me presidentin e Turqisë, Erdogan.

“Ishte një vizitë rutinë, nukështë se kishte një axhendë shumë specifike për të ndryshuar diçka konkrete.

Marrëveshjet sa herë që bëhen vizita të këtyre nivele vetë larta, bëhen edhe këto marrëveshje protokollare në fusha të ndryshme. Ajo që më ra në sy ishte marrëveshja në fushën e mbrojtjes.

Duke marrë parasysh se ne jemi vend anëtar i NATO-s dhe Turqia është vend kryesor në NATO, por ne nuk e kemi infrastrukturën të zhvilluar ndërkohë që dinamikat botërore, kanë sjellë një domosdoshmëri të rishikimit të strategjive të mbrojtjes, është e vetmja marrëveshje që më lë në pikëpyetje”,-tha gazetari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat