Sefa: Drafti i Amnistisë do të kalonte me votat e PD-së vetëm në një rast, vetëm nëse PS-ja

Shqipëria

Sefa: Drafti i Amnistisë do të kalonte me votat e PD-së vetëm në një rast, vetëm nëse PS-ja

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 21:27
Indrit Sefa

Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Indrit Sefa komentoi sërish kundërshtimin e draftit të mazhorancës në lidhje me Amnistinë Penale.

Sipas Sefës, ka vetëm një mundësi që amnistia të marrë konsensusin e opozitës dhe PD-së zyrtare.

“Amnistia do të kalonte vetëm në një rast: nëse Partia Socialiste do të pranonte të gjitha amendamentet e propozuara nga Partia Demokratike që kishin të bënin vetëm amnistimin e procedimeve penale për protestuesit që nga viti 2018 deri në 31 dhjetor të vitit 2020, ku janë me qindra qytetarë që enden akoma në zyrat e qytetarëve.

Në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve ministri i Drejtësisë ia la këtë një deputeti të opozitës, ku ky i fundit doli dhe foli qartë se nuk është ai amendamenti i propozuar.

Pra ministri duhet të dalë dhe të thotë sot se i kujt është amendamenti, pasi ai nuk ka qenë në asnjë moment pjesë e draftit të Amnistisë”, u shpreh ndër të tjera Indrit Sefa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat