“Grida, mbyllja gojën këtij”/ Debat i fortë mes Dudushit dhe Boçit

Shqipëria

“Grida, mbyllja gojën këtij”/ Debat i fortë mes Dudushit dhe Boçit

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 06:20
Alban Dudushi, Luçiano Boçi

Ka agravuar në debat të ashpër diskutimi në Top Story mes gazetarit Alban Dudushi dhe nënkryetarit të Rithemelimit Luçiano Boçi, për protestën e mbajtur dje para Kryeministrisë.

Teksa Boçi po fliste për programin e Berishës, Dudushi tha se ai program është që në vitin 2005, që shkaktoi debat në studio.

Boçi: Pyetja do jetë programi, si do vazhdojmë pjesën tjetër se protesta ndodhi.

Dudushi: Programe bëjmë sa të duash…

Boçi: Të lutem mbyllja gojën atij të flas unë.. të mbylli gojën për respekt

Dudushi: Ça është kjo mbylle gojën o Luciano

Boçi: A ke respekt për bashkëbiseduesin, se ka ca rregulla

Dudushi: E tha doktori dje programin tuaj e ka që në 2005 atë

Boçi: Ti këtë punë ke. Ke 30 vite që shan Berishën, vjen këtu punë të zezë e ke se nuk deklaron as pasuri asgjë

Dudushi: Ça ke bërë 30 vite ti

Boçi: Jam pedagog prej 35 vitesh, tani jam në angazhim publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat