2 vite nga lufta në Ukrainë, Bardhi: Paqja dhe demokracia sulmohen nga autokratë

Shqipëria

2 vite nga lufta në Ukrainë, Bardhi: Paqja dhe demokracia sulmohen nga autokratë

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 11:50
Gazment Bardhi

Dy vite që nga nisja e agresionit rus, kanë kaluar dhe paqja duket ende larg.

Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar me anë të një postimi duke thënë se 2 vite luftë, tregojnë se paqja dhe demokracia mund të vihen nën sulm nga autokratët

Status i plotë:

Dy vite më parë Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të një vendi të lirë dhe demokratik siç është Ukraina. Kjo tregon se paqja dhe demokracia mund të vihen nën sulm nga autokratë edhe në shekullin e XXI.

Sot është dita që të gjithë të jemi bashkë në një përgjigje ndaj antivlerave që vënë në rrezik sigurinë kolektive. Ndërsa vlerësoj qëndresën heroike të qytetarëve të Ukrainës, solidarizohem me çdo viktimë të sulmeve barbare ruse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat