Përndiqte prej muajsh një të mitur, arrestohet 20-vjeçari në Fier

Shqipëria

Përndiqte prej muajsh një të mitur, arrestohet 20-vjeçari në Fier

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 12:49
Foto ilustrim

Një 20-vjeçar është arrestuar këtë të shtunë në Fier.

Policia bën me dije se 20-vjeçari përndiqte për një periudhë disa mujore një të mitur.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të  Stacionit të Policisë Patos arrestuan në flagrancë shtetasin F. Sh., 20 vjeç, banues në Fier pasi dyshohet se ka përndjekur për një periudhë 2 mujore, një shtetase 17 vjeçare.”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat