Vendimi i Gjykatës së Lartë ndaj gazetarit Qyno, Berisha: Goditje vdekjeprurëse për median

Shqipëria

Vendimi i Gjykatës së Lartë ndaj gazetarit Qyno, Berisha: Goditje vdekjeprurëse për median

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 19:20
Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha i është rikthyer sërish vendimit të Gjykatës së Lartë kundër gazetarit Elton Qyno, dhe që i jep të drejtë SPAK që të detyrojë median për të zbuluar burimet e tyre.

Sipas Berishës, Rama u ka vërsulur gjykatësve Altin Dumanin, që ata të ndryshonin vendimin e marrë.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Të dashur miq, Edi Rama ka krijuar, ka përqendruar çdo pushtet në duart e tij.

Me një pengmarrje të pashembullt të institucioneve.

Dje, Gjykata e Lartë, në kundërshtim flagrant me vendimin e para një viti, vendosi të detyrojë gazetarët të zbulojnë burimin e informacionit, në një akt shkelje flagrante të lirisë së shprehjes.

Po këta gjykatës, miqtë e mi, një vit më parë, pas vendimit të Strasburgut për Lapsin, kishin vendosur po këta, se gazetarëve nuk mund t’u kërkohen burimet e informacionit.

Çfarë ndodhi? Edi Rama përdori pengmarrjen.

Edi Rama, siç shkruajnë mediat sot, vërsuli Dumanin kundër tyre.

Dhe Dumani i kërcënoi ata për krimin e tij të shëmtuar, sepse dosjen e Nuredin Dumanit e ka shitur Skapi i partisë nga sirtarët e Altin Dumanit.

Por miqtë e mi, vendimi i gjykatës është një goditje vdekjeprurëse për informacionin e lirë, për mendimin e lirë në Shqipëri.

Shënon aktin, përshkallëzimin më dramatik në dhunimin e lirive të shqiptarëve.

Ndaj dhe bëhet çdo ditë më imperative përballja me diktaturën. Me narkoregjimin.

Sot kemi përpara Edi Ramën, kreun e krimit të organizuar, kreun e korrupsionit qeveritar, kreun e dhunës mbi opozitën, dhe veglat e tij, një llum njerëzor në gjykata, prokurori, Skap e me radhë.

Urdhëroni, një vit më parë vendosin se gazetarëve nuk mund t’u kërkohet burimi.

Pas një viti, nën hanxharë, vendosin të kundërtën.

Shikoni gjykatën e Edi Ramës, prokurorinë e partisë, këta janë rrezik për çdo qytetar, janë rrezik për mbarë Shqipërinë.

Sot përpara ne kemi murin e tmerrshëm të korrupsionit që përzë shqiptarët çdo ditë.

Edi Rama, me të gjithë fuqinë e ekzekutivit, firmos dhe vjedh qindra milionë e miliarda dhe mbrohet nga Skapi i partisë.

Çdo ditë që kalon në pushtet është ndëshkim për shqiptarët, është ndëshkim për Shqipërinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat