“Babai ishte agresiv”, gazetari ngre dyshimet e forta: Nuk është krim në bashkëpunim

Shqipëria

“Babai ishte agresiv”, gazetari ngre dyshimet e forta: Nuk është krim në bashkëpunim

Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 08:17
Pëllumb Meta

Pëllumb Meta 50 vjeç u vra nga djali i tij i madh, me planifikimin edhe të dy fëmijëve të tjerë dhe u varros në kasollen e bagëtive pranë shtëpisë.

Ngjarja  e rëndë e zbuluar ditën e djeshme tronditi gjithë opinionin publik sidomos pasi u raportua se ishte vajza e vogël e familjes, 19 vjeçe ajo që e kreu krimin makabër, por hetimet zbuluan se ishte djali i madh i familjes që kishte qëlluar ndaj të atit.

Gazetari Ferdinand Dervishi tha në emisionin Review në Euronews Albania se krimi nuk është kryer në bashkëpunim siç pretendon policia, por vetëm nga njëri prej fëmijëve dhe jo në mënyrë të planifikuar.

“Ka një emergjencë, vajzës duhet t’i ofrohet një psikolog. Besoj se ky nuk është krim me paramendim, nuk besoj se është krim në bashkëpunim. Kemi djalin që ka ardhur nga emigracioni dhe ka një sherr me babain. Babai është një person shumë i dhunshëm, që në kontaktin e parë me të ndihesh viktimë, i reflektonte këto sjellje me të gjithë. Pse të mos mendojmë që djali i madh të ketë marrë diçka djali, e ka bërë djali, e rëndë është që kanë zhdukur kufomën, e ka marrë përsipër vajza se alibia që donte ta martonte me zor, kanë menduar se kjo do ishte zgjidhja më e mirë nëse zbulohej nga policia. Por ka diçka të  pazbuluar se kemi një vrasje të pajustifikuar”, tha Dervishi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat