Kështu duket Baza Ajrore e NATO-s në Kuçovë e cila hapet së shpejti

Shqipëria

Kështu duket Baza Ajrore e NATO-s në Kuçovë e cila hapet së shpejti

Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 12:30
Foto ilustrim

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi, ka dhënë detaje lidhur me Bazën Ajrore të NATO-s që do hapet në Kuçovë për pak ditë.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se përurimi i Bazës Ajrore Taktike të NATO-s në Kuçovë do të luajë një rol kyç në mbështetjen e operacioneve dhe stërvitjeve të NATO-s.

“Kjo bazë do të shërbejë si qendër për aktivitetet e Forcës sonë Ajrore, duke ofruar infrastrukturë të avancuar për avionët luftarakë dhe ata të transportit të Aleancës”.

“Ky hap shënon një fazë të re në forcimin e kapaciteteve tona për bashkëpunim ndërkombëtar dhe siguri rajonale”, ka thënë Peleshi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat