Vrasja e babait nga fëmijët në Durrës, Lekli: Rast i padëgjuar më parë në vend, gruaja dhe fëmijët duhet të jenë në dijeni të...

Shqipëria

Vrasja e babait nga fëmijët në Durrës, Lekli: Rast i padëgjuar më parë në vend, gruaja dhe fëmijët duhet të jenë në dijeni të...

Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 23:37
Marsela Lekli

Psikologia, Marsela Lekli e ftuar në studion e lajmeve në Ora News foli për rastet e krimit në familje, ku u ndal në ngjarjen e rëndë në Durrës ku fëmijët vranë dhe varrosën babanë e tyre. Lekli u shpreh se është një ngjarje e padëgjuar më parë në vend.

Leksi: Është një ngjarje tepër e rëndë.

Normalisht jo e pranueshme.

Ky rast është i padëgjuar në vend, që fëmijët të vrasin babain e tyre.

Jam e bindur që tre fëmijët dhe bashkëshortja, duhet të jenë në dijeni të situatës që ka ndodhur.

Gjakftohtësia më e madhe është që ta marrësh ta mbështjellësh dhe ta groposësh para shtëpisë.

Kjo është më e rëndë sesa vetë krimi që kanë kryer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat