“Armën dyshohet se e bleu djali”, gazetarja: Vrasja ka qenë e menduar nga katër anëtarët

Shqipëria

“Armën dyshohet se e bleu djali”, gazetarja: Vrasja ka qenë e menduar nga katër anëtarët

Më: 26 shkurt 2024 Në ora: 23:08
Anduena Llabani

Gazetarja Anduena Llabani, e ftuar në emisionin“360 Gradë” në  ABC News tha se Prokuroria mendon se është gjithë anëtarët e familjes, kanë marrë pjesë në vrasjen e kryefamiljarit Pëllumb Metës.

Ajo shtoi se arma me të cilën është qëlluar babai dyshohet se është blerë nga djali.

“Vrasja ka qenë e menduar nga katër anëtarët për të hequr qafe babain.

Arma nuk është gjetur dhe të gjithë pretendimet e fëmijëve ka qenë se arma ka qenë ë babait në shtëpi. Në fakt ne fakt, ka dyshime se arma është marrë nga djali, është blerë apo është huazuar dhe është kryer krimi”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat