Debate në Komisionin e Reformës Zgjedhore/ Gjiknuri: Keni aq votues, sa ju vjedhin shumë! Alibeaj: Ju nuk doni votën e disporës

Shqipëria

Debate në Komisionin e Reformës Zgjedhore/ Gjiknuri: Keni aq votues, sa ju vjedhin shumë! Alibeaj: Ju nuk doni votën e disporës

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 14:59
Pamje nga mbledhja online

Debatet për reformën zgjedhore vijuan këtë të martë në mbledhje online të këtij komisioni.

Dy bashkëkryetarët, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeajn u përplasën me njëri-tjetrin. Sipas demokratit, PS nuk e do votën e emigrantëve, ndërsa sipas socialistit, PD nuk ka kërkesa të qarta.

Pjesë nga debati:

Damian Gjiknuri: Këtu me kuti s’na i blejnë, por na i blejnë jashtë. Atje na i blejnë para se të shkojë tek zarfi.

Enkelejd Alibeaj: Qeveria të shihet në pasqyrë e të kuptojë gjendjen

Damian Gjiknuri: Më vjen keq se ju keni aq shumë votues sa ju vjedhin shumë. Sidomos partia jote ka aq shumë sa do dy ditë për të votuar

Enkelejd Alibeaj: Kjo nuk është votë e partisë por votë e shqiptarëve.

Damian Gjiknuri: Këta duan një shtet paralel. Për diasporën të ketë regjistër paralel. Ne jemi që të jetë i integruar në regjistrin e gjendjes civile. Të pyesim ndërkombëtarët që thonë se duhet të jetë një regjistër unik

Enkelejd Alibeaj: Nuk ka regjistër paralel e shtet paralel, asgjë…

Damian Gjiknuri: Qëndrimi im nuk ndryshon.

Enkelejd Alibeaj: Ta marr si qëndrim final se nuk doni votën e diasporës

Damian Gjiknuri: Varet si do sillesh rrugës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat