“Samiti i NATO-s në Shqipëri”/ Çupi analizon kërkesën e Ramës: Vendi garanton frymë paqësore

Shqipëria

“Samiti i NATO-s në Shqipëri”/ Çupi analizon kërkesën e Ramës: Vendi garanton frymë paqësore

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 18:53
Frrok Çupi

Analisti Frrok Çupi e cilësoi si “shumë të rëndësishëm” Samitin për Ukrainën, i cili do mbahet të mërkurën në Tiranë dhe prezent do jetë presidenti Volodymyr Zelensky.

I ftuar në “Special Report” në ABC News, Çupi theksoi se Shqipëria sot në sytë e perëndimit konsiderohet si një vend, i cili eksporton paqe.

“Kjo që po ndodh, është thënë prej të gjithëve se është e rëndësishme. Shqipëria arrin të ndryshojë pozicionin e vet në raport me perëndimin. Deri para pak kohës nëse Shqipëria ishte kërkuese lëmoshë, sot Shqipëria bëhet e barabartë me vendet e BE. Shqipëria jep kontribute të mëdha në atë se çfarë kërkon bota dhe perëndimi për t’u mbrojtur. Sot sytë e të gjithë botës janë drejtuar te Shqipëri. Për herë të parë presidenti i vendit, ku po rrezikon gjithë bota të kthehet në një luftë, ndodhet në Tiranë, jo si një vizitë kortezie, por si një moment që Tirana i garanton situatë paqësore botës demokratike për t’i dhënë drejtësi luftës në Ukrainë”, tha ai.

Duke mbetur në këtë fushë, Çupi u pyet dhe për letrën që kryeministri Edi Rama i dërgoi Sekretarit Amerikan Antony Blinken, të cilit i shprehu gatishmërinë se Shqipëria është gati që në 2027 të mirëpresë Samitin e NATO-s.

Sipas tij, gjasat janë që Samiti në fjalë të mbahet në Tiranë, duke dëshmuar se vendi ynë është vend paqësor dhe garanton qëndrueshmëri, përballë sfidave të kohës

“Pritshmëritë janë shumë të larta. Mund të them me siguri se Samiti i NATO do jetë sigurisht Tirana. Kjo i thotë botës se Shqipëria i se është një ndër vendet që garanton frymë paqësore”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat