Kreu i urdhrit të Punonjësve Socialë: Më thoni një tik-toker të famshëm që frymëzon adoleshentët në shkencë dhe teknologji?!

Shqipëria

Kreu i urdhrit të Punonjësve Socialë: Më thoni një tik-toker të famshëm që frymëzon adoleshentët në shkencë dhe teknologji?!

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 06:36
Mirgit Vataj

Duke komentuar bullizimin në mesin e adoleshentëve kryesisht në shkollë dhe rrjetet sociale, Mirgit Vataj, Kryetar i Urdhrit te Punonjësve Socialë, tha në “Open” në News 24, se sot nuk ka asnjë tik-toker që frymëzon adoleshentët shqiptarë.

“Big Brother ka ndikimin e vet, Tik-Toku ka ndikimin e vet. Parlamenti ka të vetën, dhunë në familje, dhunë në institucione dhe patjetër fëmijët do të manifestojnë duke marrë të njëjtën lloj sjellje.

Më thoni një tik-toker të suksesshëm sot që frymëzon adoleshentët në shkencë dhe teknologji.

Të gjithë prindërit duhet të shikojnë sjelljen e fëmijëve të tyre. Momenti që një mësuesi shikon që ka një ndryshim të performancës së fëmijës, duhet të reagojë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat