Tentoi të kalonte kufirin me mbi 9 mijë euro, ndalohet 39-vjeçari në Portin e Durrësit! Sekuestrohen paratë

Shqipëria

Tentoi të kalonte kufirin me mbi 9 mijë euro, ndalohet 39-vjeçari në Portin e Durrësit! Sekuestrohen paratë

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 10:18
Foto ilustrim

Goditet një tjetër rast i mosdeklarimit të shumave të konsiderueshme të parave, në pikën e kalimit kufitar.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se një 39-vjeçar është arrestuar në Portin e Durrësit pasi tentoi të nxirrte para në mënyrë ilegale nga Shqipëria. Me të vënë re,  Shërbimet e Policisë Kufitare kanë kaluar shtetasin E. F. në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm, ndërsa gjatë verifikimeve 39-vjeçarit i janë gjetur 9670 euro dhe 3345 paund, të padeklaruara konform ligjit.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, policia ka proceduar penalisht 39 vjeçarin, banues në Vlorë, si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, shumat e parave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat