I akuzuar për korrupsion pasiv, GJKKO shtyn gjyqin për kardiologun Edvin Prifti, ja arsyeja

Shqipëria

I akuzuar për korrupsion pasiv, GJKKO shtyn gjyqin për kardiologun Edvin Prifti, ja arsyeja

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 10:57
Edvin Prifti

Teksa sot ishte parashikuar që të mbahej seanca gjyqësore për kardiologun Edvin Prifti, gjyqi është shtyrë.

Mjeku Prifti akuzohet për kryerjen e figurave të veprave penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal, në 7 (shtatë) raste, “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, parashikuar nga neni 135 i Kodit Penal, “Fshehja e të ardhurave”, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se seanca paraprake është shtyrë për shkak të mungesës së avokatit Henrik Ligori.

Sakaq, Prifti u paraqit sot në GJKKO.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat