“Tempulli 2″/ Me doza kanabisi gati për shitje, arrestohet 24-vjeçari në Lezhë

Shqipëria

“Tempulli 2″/ Me doza kanabisi gati për shitje, arrestohet 24-vjeçari në Lezhë

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 12:57
Foto nga vendi i ngjarjes

Një 24-vjeçar është arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Tempulli 2”.

I riu u vu në pranga pas një kontrolli në automjetin tip “Volswagen”, ku iu gjet një sasi kanabisi, e gatshme për t’u ndarë në doza, me qëllim shitjen në lagje të ndryshme të qytetit.

Ai akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ndërkaq, për drejtuesin e automjetit nisi procedimi në gjendje të lirë, pasi mbante një fenelinë si të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat