Aksident i pazakontë në Lezhë, shoferja humb kontrollin e makinës dhe përfundon në një dyqan dyshekësh

Shqipëria

Aksident i pazakontë në Lezhë, shoferja humb kontrollin e makinës dhe përfundon në një dyqan dyshekësh

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 18:19
Foto nga vendi i ngjarjes

Një automjet tip “Toyota Yaris” ka përfunduar brenda ambientit të një dyqani në rrugën “Shtraus”, në Lezhë.

Sipas policisë automjeti drejtohej nga një femër, 28-vjeçarja E. B., e cila dyshohet se ka humbur kontrollin, duke përfunduar brenda dyqanit.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar, pasi në momentin e aksidentit, nuk ka patur kalimtarë në rrugë dhe pronari i dyqanit nuk ka qenë jashtë. Nga përplasja janë dëmtuar grila e dyqanit dhe një pjesë e murit të një furre buke.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat