Koopman paralajmëron Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor: Keni vetëm një muaj kohë për të mbyllur reformat

Shqipëria

Koopman paralajmëron Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor: Keni vetëm një muaj kohë për të mbyllur reformat

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 10:40
Gert Jan Koopman

Drejtori i Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, Gert Jan Koopman, ka deklaruar në Samitin BE-Balkani Perëndimor i cili po mbahet në Tiranë se duhet ritëm i lartë punimesh në mënyrë që të përfitohet nga fondet e BE.

Ai u shpreh se ka mbetur vetëm një muaj kohë për mbylljen e reformave.

Koopman: Së pari udhëheqësit e pranishëm, dëshmi për angazhimin tuaj. Kjo tregon edhe ritmin e lartë që të ndodhë ndryshimi.

Nuk bëhet fjalë vetëm për udhëheqësit por edhe institucionet duhet të bëjnë punët e tyre.

Disa nga nismat duhet të jenë tërësisht funksionale.

Ritmi është i lartë por na ka mbetur vetëm një muaj për të mbyllur agjendën e reformave. Cilësia e ligjeve që duhet të miratoni duhet të jetë e lartë. Na keni krah jush por ritmi duhet i lartë që fondet të hyjnë në maj para pushimit të verës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat