“Të hiqet veto për zgjerimin”, pedagogu komenton rezolutën e PE-së: Përfiton edhe Shqipëria

Shqipëria

“Të hiqet veto për zgjerimin”, pedagogu komenton rezolutën e PE-së: Përfiton edhe Shqipëria

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 18:58
Andi Hoxhaj

Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë këtë të enjte, me anë të së cilës u kërkua të hiqet vetoja penguese për zgjerimin, nga vendet anëtare të unionit.

Pedagogu i njohur, Andi Hoxhaj, i ftuar në “Special Report” tha se ky është një lajm i mirë edhe për Shqipërinë, e cila është bllokuar nga Greqia fqinje, dhe po ashtu tregon se BE-ja po përgatitet për një frymë të pastër zgjerimi.

“Rezoluta është më goxha rëndësi, sepse kemi parë se një nga mekanizmat që ka probleme në BE, është përdorimi i vetos për çështje politike. Vjen në kohë, për ta hequr veton, sepse kemi parë se shumë vende krejt për çështje pulitke vendosin veto, siç ka qenë për Shqipërinë dhe për vedete të tjera të BE. Kjo është një frymë, dhe deri diku, se ku BE do të shkojë dhe do të tregojë se ka një konsensus, se aktualisht vetoja është problematike. Ka krijuar kushte dhe frymën që kjo reformë të ndërmerret dhe për Shqipërinë është shumë e mirë, dhe kur të hapen kapitujt nuk do ketë pengesë”, tha ai.

Më tej, Hoxhaj analizoi edhe paketën prej 6 miliardë eurove që BE-ja ka vendosur në formë grantesh apo huaje për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas tij, BE me këtë plan duket shumë serioze në ndihmën që ka ofruar për gjashtë vendet e Ballkanit.

“Në parim vendet e Ballkanit Perëndimor janë pro zgjerimit, por kur vjen puna për të aplikuar, nuk ka marrë veprime konkrete. Sot ne pamë se ka ambicie të BE, për t’i përfshirë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Tani ka dhe një incentivë. Ne po shikojmë se ka një buxhet të madh, që do ndihmojë Shqipërinë dhe të gjithë vendet e BP.  Është e rëndësishme ,sepse një nga kushte që kemi nga BE, ne duhet të tregojmë fqinjësinë e mirë. Shqipëria është shumë herë para, por hera herës është penguar nga fqinjët. Apeli është pozitiv dhe duhet të merret  shumë pozitivisht”, tha ai.

Ai u pyet edhe për një temë tjetër, e cila ka qenë kryefjalë në dy ditët e fundit dhe që lidhet me prodhimin e armëve, përfshirë dhe Shqipërinë.

Sipas tij, prodhimi i armëve në Shqipëri, me shumë gjasë është folur gjatë vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken, më 15 shkurt në Tiranë.

“Është folur në rrafshin e NATO ka kohë që është folur që vendet e NATO duhet të rikthehen për të të prodhuar armë. Është diskutuar edhe me Blinken dhe ky është zhvillim pozitiv. Shqipërinë e bën një partnere të besueshme, sepse është një partner i NATO-s. Besoj se është shumë mirë  i propozuar që të mbahet Samiti i NATO-s në Shqipëri”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat