Parashikimi i motit sot në Shqipëri

Shqipëria

Parashikimi i motit sot në Shqipëri

Më: 1 mars 2024 Në ora: 08:05
Foto ilustrim

Territori i Shqipërisë do të ndikohet sot nga kushte të paqëndrueshme atmosferike, si rezultat i depërtimit të masave ajrore të lagështa jugore.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, dita e sotme parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, si dhe intervale të herëpasherëshme me kthjellime. Vranësirat do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët e lokalisht mesatar. Në orët e mbrëmjes reshjet humbasin territor, duke u izoluar në relievet malore në verilindje të territorit.

Mjegull/mjegullinë në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut.

Era pritet të fryjë me drejtim jug-juglindje me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi 10-15 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-5 ballë deri në orët e para të ditës. Pas orëve të mesditës era me drejtim juglindje –jugperëndim me shpejtësi 1-5 ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 8-10 m/sek duke u shoqëruar me valëzim 1 ballë.

Temperaturat parashikohen nga 6 deri në 23 gradë Celsius.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat