Tiranë/ Zbardhen dhe dokumentohen 7 vjedhje të kryera ditët e fundit, vihen në pranga tre autorët e dyshuar

Shqipëria

Tiranë/ Zbardhen dhe dokumentohen 7 vjedhje të kryera ditët e fundit, vihen në pranga tre autorët e dyshuar

Më: 3 mars 2024 Në ora: 10:44
Foto nga vendi i ngjarjes

Tre persona janë vënë në pranga, pasi janë të dyshuarit kryesor për disa vjedhje të ndodhura gjatë ditëve të fundit në zona të ndryshme të Tiranës.

Të dyshuarit e arrestuar janë shtetasit A. N., 53 vjeç, banues në Fushë Krujë, E. A., 30 vjeç, dhe G. D., 40 vjeç, banues në Tiranë

Shtetasi E. A., dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një biznes në sheshin “Karl Topia”, ndërsa dy shtetasit e tjerë, dyshohet se kanë vjedhur shuma parash në 6 banesa, në kohë dhe vende të ndryshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat