Shtyhet seanca për Berishën, avokati Gjokutaj: Gjykata nuk pranoi ankimimin tonë, ka qëllim djegien e mandatit të deputetit

Shqipëria

Shtyhet seanca për Berishën, avokati Gjokutaj: Gjykata nuk pranoi ankimimin tonë, ka qëllim djegien e mandatit të deputetit

Më: 4 mars 2024 Në ora: 12:15
Genc Gjokutaj

Seanca për ish-kryeministrin Sali Berisha, që kërkon ndryshim të masës së sigurisë, u shty në Gjykatën e Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Në një deklaratë për mediat, avokati Genc Gjokutaj u shpreh se gjykata nuk pranoi ankimimin, pasi sipas tij “ka për qëllim që Berishës t’i digjet mandati i deputetit”.

Gjokutaj tha se mbrojtja vazhdon me kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.

Ka disa shkaqe, që në seancën tjetër, do t’ua bëjmë me dije. Kjo është një nga shkaqet, por ka edhe të tjera. Duhet t’i drejtohemi njëherë gjykatës. Kërkesa për përjashtimin e Irena Gjokës, është e bashkëlidhur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat