Bazat ushtarake/ Sotiri: Shqipëria po merr një rol të rëndësishëm për të promovuar Kosovën, që ndodhet në një pikë shumë kritike

Shqipëria

Bazat ushtarake/ Sotiri: Shqipëria po merr një rol të rëndësishëm për të promovuar Kosovën, që ndodhet në një pikë shumë kritike

Më: 4 mars 2024 Në ora: 21:07
Juxhina Sotiri

Gjatë diskutimit në emisionin “Real Story” për hapjen e bazës ajrore të NATO-së në Kuçovë, kreu ekzekutiv i Qendra Rajonale për Sigurinë, Juxhina Sotiri, ka deklaruar se Shqipëria po merr një rol të rëndësishëm për të promovuar Kosovën, e cila tani ndodhet në një pikë shumë kritike.

Ndërsa, komentatori politik, Mentor Nazarko ka thënë se kjo lloj infrastrukture ushtarake është e lidhur me pozicionin strategjik, me atë disponimin e opinionit publik për aleancën apo për perëndimin në rastin konkret.

Sotiri: “Ballkani është një rajon shumë i rëndësishëm për aleancën, është ajo pika kufitare me territoret në konflikt, që vazhdojnë ende dhe janë vatra zjarri për luftëra të reja. Do të thoja që është një sigurim i territorit, ku nuk kemi më bazën në Napoli apo Izmir, por kemi dhe një pikë të ndërmjetme që është baza në Shqipëri. Unë do të thoja që nëse do ta shikonim politikisht, Shqipëria po merr dhe një rol shumë të rëndësishëm për të promovuar dhe shtetin e Kosovës, gjë që tani është në një pikë shumë kritike nga politikanët kosovar”.

Nazarko: “Kjo lloj infrastrukture ushtarake është e lidhur me pozicionin strategjik, me atë disponimin e opinionit publik për aleancën apo për perëndimin në rastin konkret. Natyrisht është e lidhur dhe me infrastrukturën civile, pra në qoftë se zhvillohet infrastruktura ushtarake, zhvillohet dhe infrastruktura civile, koridoret, portet etj. Në këtë aspekt, bota shqiptare e ka këtë rëndësinë strategjike, e ka këtë opionion pro perëndimor që është shumë i rëndësishëm. Këtu është një moment që mund të konsiderohet si moment retrogradë, që është fakti i stabilitetit politik, ky është i rëndësishëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat