Tragjedia në Lushnjë/ Xhaferraj debaton me Dumën: Me legjislacionin shqiptar jemi 100% në BE, nënpunësi i administratës shtetërore sillet si në Afrikë

Shqipëria

Tragjedia në Lushnjë/ Xhaferraj debaton me Dumën: Me legjislacionin shqiptar jemi 100% në BE, nënpunësi i administratës shtetërore sillet si në Afrikë

Më: 4 mars 2024 Në ora: 23:22
Ferdinant Xhaferraj

Deputeti demokrat Ferdinant Xhaferraj ka debatuar me moderatoren e “Top Story”, Grida Duma sa i përket opinionit të tij se nëse një biznes është i lidhur me deputet apo drejtues të shtetit, është zonë e ndalurar që të kryhet kontroll nga nënpunësi i administratës shtetërore.

Ndërsa Duma mori shembull personal që për disa ndërhyrje të vogla i është nevojitur të dorëzojë letrat në shtet, Xhaferraj mori rastin e një biznesmeni italian i cili sipas tij e mbylli biznesin për 30 ditë sepse nuk e linin të punonte tatimet.

Pjesë nga biseda:

Xhaferraj: Lidhur me këtë rast po të shohësh legjislacionin shqiptar jemi 100% në BE. Por nga pikëpamja se si sillet nënpunësi jemi në vendet më të largëta të Afrikës. Unë kolegun deputet e kam në Komision të Sigurisë dhe i kam uruar shërim të shpejtë. Këtu nuk lidhet me emrin e kolegut, por me deputetin. Po u fol për deputetin, për nënpunësin e administratës shtetërore është zonë që nuk duhet të kalojë. Nëse investimi realizohet nga dikush që nuk e njeh askush, i ke të 32 inspektoriatet aty. Të nxijnë jetën sepse është krijuar mendësia. Në qoftë se në Shqipëri kemi vuajtur gjithmon nga konsolidimi institucional, me qeverinë e Edi Ramës institucioni është bërë copë.

Duma: Pra s’ka lidhje me emrin e deputetit, por institucionin po thua ti?

Xhaferraj: Nuk ka lidhje me emrin, po qe se është investimi i deputetit të gjitha llojet e inspektoriateve dhe nënpunësve e kanë zonë që nuk duhet të shkojnë.

Nuk më rezulton kjo, s’është fare e vërtetë sepse unë kur kam bërë 5 rregullime të vogla në pronën time private shteti nuk ka ardhur. Ka ardhur, kam cuar letrat, ka kërkuar letrat, nuk është fare e vërtetë Ferdinant. Nuk mund të thuash që çdo deputet…

Xhaferraj: Që të jemi të sinqertë qoftë ju dhe qoftë unë, ne kemi një imazh publik dhe nuk jemi ne njerëzit që e testojmë këtë.

Duma: Atëherë nuk po flasim për institucionin e deputetit pra.

Xhaferraj: Në mënyrë automatike për mënyrën se si është ndërtuar kjo strukturë ne i kemi ato përfitime. Ty inspektoriati nuk të vjen dhe nëse të vjen nuk të vjen aq sa i shkon të panjohurit. Kam pasur një rast, një biznesmen italian në Durrës, hapi biznesin dhe e mbylli për 30 ditë sepse për çdo ditë i shkonin tatimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat