Muzeu Historik Kombëtar njofton mbylljen për 4 vjet, ja arsyeja

Shqipëria

Muzeu Historik Kombëtar njofton mbylljen për 4 vjet, ja arsyeja

Më: 6 mars 2024 Në ora: 12:03
Foto ilustrim

Muzeu Historik Kombëtar ka njoftuar se do të jetë i mbyllur nga data 15 mars 2024 deri më 15 mars 2028.

Mbyllja për vizitorët do të bëhet për shkak se Muzeu do t’i nënshtrohet restaurimit.

Njoftimi:

Të nderuar drejtues të agjencive turistike, drejtues të tureve kulturore dhe palë të tjera të interesuara, ju bëjmë me dije se:

Në kuadër të zbatimit të projektit “Restaurimi, rikonstruksioni dhe muzealizimi i Muzeut Historik Kombëtar, Tiranë”, Muzeu Historik Kombëtar do të jetë i mbyllur për vizitorët për periudhën 15 Mars 2024 deri më datë 15 Mars 2028.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin tuaj!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat